Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Uncategorized

    Familja heroike Jashari, po rrit një yll të ri futbolli

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Familja heroike Jashari nuk njihet vetëm si simbol i Lirisë në Kosovë. Në mesin e pasardhësve të komandatit Adem Jashari, po rritet një futbollist i ri. Për ata që e njohin, për trajnerin, ai është një yll futbolli në ardhje. Bëhet fjalë për nipin e Rifat Jasharit, Igballin.

    “Unë mendoj që në të ardhmen të depërtojë në arenën ndërkombëtare, të bëhem yll futbolli dhe të luaj për Kosovën A. Kam qenë fans i Real Madridit, por pasi Ronaldo shkoi në Juventus, tash jam fans i Juventusit” deklaroi Jashari për Indeksonline.

    [the_ad id="78756"]

    Igballi ushtron në shkollën e futbollit ‘Kurda’ nga e cila kanë dalë futbollistë të njohur si Milot Rashica e Milot Avdyli që tashmë po dëshmonen edhe në futbollin evropian.

    Trajneri Mehmet Kurda, flet për cilësitë e 15 vjeçarit dhe mendon se mund të arrijë lartë në futboll.

    “Igballi është 15 vjeç e gjysmë, është një lojtar mjaft premtues. Atë e njohim të gjithë që vjen nga familja Jashari, përkatësisht nipi i Rifat Jasharit. Ai është pjesë e shkollës tonë që 4 vite e gjysmë, vjen nga Prekazi, është futbollist i rregullt. 4 herë në javë ushtrojmë, nuk mbaj mend të ketë munguar ndonjëherë. Është mjaft i disiplinuar, e don këtë punë. Ky ja ka vënë vetës një qëllim, për me arritë. Karakterizohet me një shpejtësi të hatashme, është shumë luftarak në fushë. Është shumë punëtor, golashënuesi më i mirë në skuadër. Në 10 ndeshje ka shënuar 10 gola”.

    Kush prej familjes Jashari është marrë me futboll?

    “Kemi lujtë të gjithë djemtë e mixhës futboll, ata e kanë lënë ndërsa unë e kom vazhdu. I kam pas disa shokë, më kanë tregu që trajneri Kurda bën një punë shumë të mirë. Ushtrimet i vijojë që 4 vite në këtë shkollë dhe jam shumë i kënaqur me punën që bën trajneri” thotë Jashari.

    Kurda deklaroi se Leipzigu dhe Stuttgarti kanë shprehur interesim për shërbimet e Jasharit dhe së shpejti ai do të transferohet në Gjermani.

    “Ka 2 muaj që CV-ja dhe videoinqizimet e Igballit kanë shku te Leipzigu dhe tjetra te Stuttgarti. Ka edhe menaxherë që janë të dëshmuar të cilët kanë kërkuar ta afrojnë Igballin. Mendoj që posa të hapet Gjermania, sepse e dimë që është mbyllur vendi tërëisht, posa të hapet besoj që Igballi do të lëvizë” përfundoi Kurda./Indeksonline/

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    “Stinët i ndërrojnë rolet”, dimër i thatë e pranverë me borë

    Bankruptcy Solutions — Factors to Consider Just before Filing Individual bankruptcy

    Tregoni dikush Andit dhe Gresës se ka kamera, çifti “kapen” në akt intim

    Juegos De Chat

    Top 10 Wedding Websites: Greatest Selections In 2023 + Assessments

    Lgbt Chat Room Lgbt Boards Lgbt Group Social Networking On-line Lgbt Support Group

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.