Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Fun

    23 janari ndër vite

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    23 janari është dita e 23-të e vitit, deri në fund të ij janë edhe 342 ditë.

    102 pes – Filloi epoka Kali Yuga – sipas hinduizmit – kjo është epoka e veseve, kur qytetërimi degjeneron shpirtërisht. Sipas shkrimit të shenjtë indian, bota kalon në katër etapa; Satya Yuga, Dvapara Yuga, Treta Yuga, dhe e fundit, Kali Yuga, e cila shoqerohet me zvetënimin e moralit dhe fundin e botës. Morali në hinduizëm shpesh përfaqësohet simbolikisht me Dharman ose Demin. Në epokën e parë të zhvillimit, Demi ka katër këmbë, por duke kaluar në 4 faza, morali dobësohet a ulet dhe në fazën Kali Yuga, morali reduktohet në një të katërtën, demi mbetet me një këmbë dhe bota nuk mund të qëndrojë. Epoka Kali Yuga zgjat 432-mijë vjet dhe nëse ajo filloi 5 mijë vjet më pare, botës në të cilën jetojmë i kanë mbetur edhe rreth 380-mijë vjet të tjera, sipas hinduizmit.

    [the_ad id="78756"]

    393 – Perandori romak Theodosi i parë shpall djalin e tij nëntë vjeçar Honorius bashkë-perandor. Theodosius (Flavius Theodosius Augustus) i njohur gjithashtu si Theodosi i Madh, ishte perandor romak nga 379 në 395. Ai është më i njohur për fushatën kundër gotëve dhe fiseve të tjerë barbare, që synonin territoret e perandorisë. Por Theodosi nuk mundi t’i ndalte dhe gotët u përhapën e zunë vend në territoret në jug të Danubit e në Iliri. Pas vdekjes së Theodosit, bijtë e tij, Arkadi dhe Honorius trashëguan repektivisht dy gjysmat e perandorisë, dhe që nga ajo kohë, Perandoria Romake nuk u ri-bashkua kurrë më.

    638 – Fillion kalendari Islamik ose Kalendari Mysliman apo Kalendari Hixhri – kalendar hënor i përbërë nga 12 muaj në vit me 354 ose 355 ditë. Kalendari Mysliman është përdorur për ngjarje dhe data në shumë vende myslimane (njëkohësisht me kalendarin gregorian), dhe përdoret nga myslimanët kudo për të përcaktuar ditët e duhura për të vëzhguar festat si Ramazani, për të marrë pjesë në Haxhillëk, dhe për festat e tjera islame. Viti i parë i këtij kalendari filloi të numërohet më 622 të kalendarit Gregorian, viti kur Profetit Muhamed shkoi nga Meka në Medinë, ngjarje e njohur si Hixhret; 2017 është viti 1438 AH (latinisht Anno Hegirae – Viti i Hixhreti).

    1492 – “Pentateuku” (libri i shenjtë hebraik) shtypet për herë të parë. Pentateuku, i njohur edhe si Pesë Librat e Moisiut,- pjesa e parë të Biblës hebraike – Zanafilla, Eksodi, Levitiku, Numrat, dhe Ligji i Përtërirë. Në judaizëm, ky libër është quajtur “Torah”, pjesa e parë, më herëshme, ose më e re (të ra) e Biblës së plotë hebraike “Tanah” (të tëra). ndërsa për të krishterët, është pjesa e parë e Dhjatës së Vjetër.

    1546 – Pas një heshtjeje prej 11 vjetësh, Fransua Rabelais publikon librin Gargantua dhe Pantagruel. François Rabelais (1483 – 1553) – ishte rilindas francez – mjek humanist, murg dhe dijetar – historikisht konsiderohet si eseist, poet, satirist, humorist, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore dhe që hodhi themelet e letërsisë bashkëkohore evropiane.

    1656 – Blaise Pascal – filozof dhe teolog francez – publikon letrën e parë Provinciale. Letrat Proviniale janë një seri të prej 18 letrash të shkruara nga Paskali, botuar nën pseudonimin Louis de Montalte. Letrat Provinciale u shkruan në kohën e polemikave midis Jansenistëve dhe Jezuitëve, dhe Paskali merr në mbrojtje mikun e tij, jansenistin Antoine Arnaud, i cili në vitin 1656 u dënua nga Fakulteti Teologjik i Sorbonës për pikëpamje heretike. Letra e parë mban datën 23 janar 1656 dhe e tetëmbëdhjeta 24 mars 1657. Përfundimisht, Paskali e humbi agumentin dhe jansenistet u shpallën heretikë.

    1793 – Rusia dhe Prusia ndajnë Poloninë.

    1849 – Elizabeth Blackwell bëhet gruaja e parë mjeke në SHBA. Ajo mbështeti arsimin mjekësor për gratë dhe ndihmoi karrierën e shumë të tjerave. Më 1857, Elizabeth krijoi ambulancat e para në Nju Jork. Ajo botoi disa libra të rëndësishme mbi çështjen e grave në mjekësi. Elizabeth punoi në klinika në Londër e Paris për dy vjet. Gjatë punës ajo u infektua dhe humbi shikimin në njërin sy dhe u kthye në Nju Jork më1851, duke hequr dorë nga ëndrra e saj për t’u bërë një kirurge.

    1897 – Elva Zona Heaster u gjet e vdekur në Greenbrier County.
    1899 – U formua Lidhja e Pejës

    1911 – Akademia Franceze e Shkencave (e përbërë nga të gjithë burra) kundërshton pranimin si anëtare të fitueses së Çmimit Nobel, Marie Curie; fizikante polake – franceze e natyralizuar – kimiste – gruaja e parë e nderuar me çmimin Nobel; gruaja e parë profesore në Universitetin e Parisit, dhe në vitin 1995, gruaja e parë që do të varrosej për meritat e veta në panteonin në Paris.
    1916 – Isa Boletini – vritet në pritë në Podgoricë
    1919 – në Shkodër u botua gazeta politike, shoqërore kulturore shqip dhe frëngjisht e botuar nën drejtimin e Nikollë Ivanaj, ishte organ i klubit “Lidhja Kombëtare”.
    1996 – U paraqit versioni i parë i gjuhës programuese Java.
    2002 – Daniel Pearl u rrëmbye dhe u vra në Karachi, Pakistan.

    Lindje

    1857 – Andrija Mohoroviçiq, gjeofizikant kroat
    1936 – Dhimitër Anagnosti, regjizor shqiptar
    1948 – Anita Pointer, këngëtare amerikane (Pointer Sisters)
    1950 – John Greaves, muzikant anglez (Henry Cow, National Health)
    1953 – Robin Zander, këngëtar amerikan (Cheap Trick)
    1954 – Edward Ka-Spel, muzikant anglez (Legendary Pink Dots)
    1974 – Sampsa Astala, muzikant finlandez (Lordi)
    1984 – Arjen Robben, futbollist holandez

    Vdekje

    1963 – Józef Gosławski, skulptor polak
    1989 – Salvador Dali, piktor spanjoll

    © SYRI.net

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    31-vjeçari tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

    E qeshi Xhulin se Atdheu e la “live”, por Vivi ishte refuzuar poashtu në TV, pasi kishte puthur Samirin që në takimin e parë

    Vizita e Kurtit në Skënderaj/ Krerët e shikojnë tavanin mos e kanë prishur vërshimet

    “K*rvë, del pa më pytë”/ Vajza denoncon babain e saj për dhunë, thotë se s’ndihet e sigurt pranë tij

    Vendi ku jetojnë më shumë dele sesa njerëz

    Ky është njeriu më i shëndoshë në botë, peshon 298 kg dhe pi veç pije të gazuara

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.