Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    25 shtatori, dita kur greva mbushi rrafsh një muaj

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) të enjten e 25 gushtit shpalli grevën e përgjithshme për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.

    Grevë kjo e cila po vazhdon dhe tashmë mund të hyjë në javën e pestë të saj!

    [the_ad id="78756"]

    Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli në fillim të grevës pati deklaruar se ajo do të zgjasë derisa të përmbushen kërkesat e tyre.

    ”Kërkojmë 100 euro shtesë deri sa të miratohet Ligji për Paga. Më 10 gusht 2022 BSPK-ja mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme me qëllim të sigurisë të situates. BSPK-ja përsëri ndjeki të gjitha rrugët ligjore drejt realizimit të kërkesave, por nuk ia doli të ulet me Qeverinë dhe të gjejmë një rrugë të duhur. Prandaj sot dua t’u informojë se ligji është që na obligon të hyjmë në grevë, mu ky është shkaku që sot po e shpallim grevën e përgjithshme për shkak të mos realizimit të kërkesave”, ishte shprehur Hykolli me hyrjen në grevë.

    Në kuadër të kësaj greve të përgjithshme, ajo që ka nxitur më së shumti reagime është ajo në arsim, ky kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj vazhdon të deklarojë që deri në plotësimin e kërkesës për 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të pagave, greva nuk do të ndërpritet.

    Qeveria u ka ofruar atyre 50 euro shtesë, por sindikata nuk i ka konsideruar të mjaftueshme, përcjell Klankosova.tv.

    “Ne i kemi bërë të ditura kërkesat tona. 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të pagave. 50 eurot e ofruara nga qeveria konsiderojmë se nuk i mbulon kërkesat tona. Ne e përgëzojmë qeverinë për pakon e miratuar por kjo nuk i plotëson kërkesat tona. Ligji i pagave po vonohet ndërsa ju po e shihni se çmimet po rriten çdo ditë”, ishte shprehur ai.

    SBAShK-u gjatë kësaj periudhe greve ka pasur takime me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin, Albin Kurti, por në asnjë nga to nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

    Madje, për të ndërmjetësuar, këtë javë në Kosovë ishte edhe drejtoresha e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Evropë, Sussan Flocken, por edhe ndërmjetësimi i saj rezultoi pa sukses.

    Pas takimit, drejtoresha Flocken pati deklaruar se pavarësisht se nuk është gjetur zgjidhje për ndërprerjen e grevës në arsim, ajo i mbështet të gjithë mësimdhënësit dhe SBAShK-un.

    Ndryshe, kryeministri Kurti pas takimin me Flocken ishte shprehur se zgjidhja më e mirë është që mësimdhënësit bashkë me nxënësit të shkojnë në shkollë dhe sipas tij, kjo është e domosdoshme për dinjitetin e të gjithëve por edhe për zhvillimin e shoqërisë.

    “Për ata që s’më kanë dëgjuar, po e përsëris, se kompensimi prej 50 eurove bëhet për t’u përballur me inflacion, jo si zëvendësim për Projektligjin për Paga që tashmë ka dalur në diskutim publik dhe i cili natyrisht do të sillet edhe në kuvend për të dy leximet”, ishte shprehur Kurti.

    Ndërkaq, kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ishte shprehur se as mbështetja e saj nuk ka ndikuar në ndryshimin e qeverisë karshi kërkesave të grevistëve.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.