Këtë të premte, në Doha, do të hidhet shorti i fazës së grupeve të “Katar 2022”. Në total janë 29 skuadra që tashmë e kanë siguruar kualifikimin dhe mbeten për t’u përcaktuar edhe tre emrat e fundit.
Evropa çon në Botëror 13 skuadra, nga të cilat 10 janë kualifikuar si të parat e grupit (Gjermania, Danimarka, Franca, Belgjika, Kroazia, Spanja, Serbia, Anglia, Zvicra dhe Holanda. Portugalia dhe Polonia prenë biletën në play off, ndërsa skuadra e fundit do të përcaktohet në qershor në sfidën Uellsit dhe fitueses së çiftit Skoci – Ukrainë (ndeshjet u shtynë për shkak të luftës në Ukrainë).
Në zonë e Amerikës së Jugut janë kualifikuar katër përfaqësuese (Brazili, Argjentina, Ekuadori dhe Uruguai). Skuadra e renditur në vendin e pestë, Peruja, do të përballet në play off me fituesin e përballjes Emiratet e Bashkuara Arabe – Australi nga zona aziatike (vendet e treta të grupeve respektive). Pikërisht nga Konfederate e Azisë janë kualifikuar Koreja e Jugut, Irani (të parat e Grupit A), Japonia dhe Arabia Saudite (të parat e Grupit B).
Nga zona e CONCACAF-it (Amerika e Veriut), janë kualifikuar Kanadaja, Meksika dhe SHBA-të, ndërsa Kosta Rika do të përballet në play off me Zelandën e Re më 13 ose 14 qershor.
Nga Konfederata e Afrikës fituan të drejtën për të marrë pjesë në “Katar 2022” pesë përfaqësuese: Gana, Senegali, Maroku, Tunizia dhe Kameruni.
32 skuadrat e kualifikuara në Botëror do të ndahen në katër vazo me nga 8 skuadra sipas renditjes së FIFA-s.
Skuadrat e kualifikuara
