Pa dyshim që publikimi i listave për Asmable Komunale në Skenderaj ka sjellur disa risi në skenën politike të Komunës së Skenderajt dhe si të tilla do të jenë një ofertë mjaft interesante për qytetarin e këtushëm.
Partitë e këtushme politike, janë munduar që në listat për Asamble të fusin kandidatë të cilët sipas tyre do të tërheqin vota duke u fokusuar në njerëz “autoritativ” dhe kjo sipas njohësve të rrethanave politike, do të ndikoj që këtu të luftohet për çdo votë.
Ndëshkohen “Besnikët”
Nëse shikohen emrat që janë futur nëpër lista, aty mungojnë njerëzit e legjislaturës së kaluar, dhe me këto mungesa prin PDK-ja e cila pothuajse e ka larguar tërë përbërjen e kaluar, përveç tre emrave: Adelina Spahiu, Ferdane Beqiri dhe Besarta Meha.
Ky veprim i PDK-së shihet si nje tradhti ndaj “Besnikëve” të PDK-së, të cilët në asnjë moment nuk iu kanë larguar qëndrimeve të partisë, edhe pse ndoshta kanë pas oferta për përfitime personale nëse do të vepronin ndryshe.
Në këtë drejtim, besfasia më e madhe është mos kandidimi i Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së Albert Rexhepi, i cili karshi rrethanave ka vepruar mjaft mirë në Asamble, duke i dhënë kështu PDK-së një imazh tjetër, atë të një partie jo agresive, por të qelikt në qëndrimet e veta, e poashtu Rexhepi me një mjeshtri ka arritur që t’i amortiozoj situatat e tensionura në Asmable kur PDK-ja ishte në debate.
PDK-ja sot këta Asambleista i ka zëvendësuar me disa kandidatë të tjerë, shumica e të cilëve nuk janë në struktura të partisë dhe nuk është e sigurt fare se a janë edhe në PDK.
Kto nominime jashtë strukturave sipas burimeve të portalit rajoni.org kanë shkaktuar një pakënaqësi në terren tek njerëzit meritor të partisë të cilët për 20 vite më radhë e kan mbajtur PDK-në këtu si subjekt me një dominim absolut .
Të njëjtat burime të rajonit tregojnë së pakënaqësi të tilla janë manifestuar përmes letrave që u janë drejtuar organve të partisë, ndërsa tash një pjesë e tyre po i bashkohen listës së Bekim Jasharit.
Se sa ka qenë potez i qëlluar largimi i militantëve nga lista dhe futja e njerëzve që shumë pak kanë të bëjnë me PDK-në pritet të shihet në vazhdim edhe pse fillimi nuk është premtues, sepse tubimet nëpër fshatra po janë mjaftë të zymta.
P.sh. “Çka dinë mjekët për hallet e qytetarëve kur shumica prej tyre që janë në listë fare s’kanë të bëjnë më politikën, dhe deri dje s’kanë lënë gjë të zezë pa thënë për qeverisjen e PDK-së në këtë komunë”
– Citim i një militanti të PDK-së.
Sipas tij, nëse fitojnë mjekët, ata nuk do t’i braktisin ordininancat private ku fitojnë shuma jo të vogla, e për 200 euro pagë nuk të merren me kanalizimin e X fshatit .
Përpos PDK-së, edhe lista Ideal e Bekim Jasharit nuk i ka vlerësuar meritat e atyre që për gjatë gjithë mandatit e ndihmuan legjislaturën Jashari të funksionoj ose thënë më shkurt të mbijetoj .
Ideali i Bekimit sikurse PDK-ja ka ka lënë anash asambleistin e tanishëm Qazim Xani, si njëri ndër me besnikët e legjislaturës Jashari, i cili si pasoj e kësaj besnikërie është larguar edhe nga partia e tij e dikurshme AAK ku ishte Kryetar.
Xani pos nga lista “Ideal”, është tradhtuar edhe nga Kryetari i partisë së AAK-së Ramush Hardinaj, i cili pasi e kishte sugjeruar të përkrah Jasharin, në fund e kishte ndëshkuar se pse ka vepruar ashtu.
Publikimi i një liste me emra ku shumica prej tyre janë pak të njohur për opinonin e këtushëm, dhe mos futja e Xanit në listë për Këshilltar Komunal jep një sinjal mjaft të keq për të gjithë ata që vendosin që më çdo kusht t’i mbështesin pushtetet aktuale, ngase edhe atyre mund t’iu ndodh e njëjta gjë në të ardhmën .