[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Muzafere Rahimi Kadriu
BABIT TIM
(Në kujtim të babait Shukri Rahimi)
[the_ad id="78756"]
Fjala babë emër i mirë
E shqiptoj me dëshirë
Ishe nderi i shtëpisë
Dhe shndrisje si një yll
Ti nuk ishe vetëm i yni
Po i popullit që shumë e deshe
Si vigan ti qëndrove
Në furtuna e në rrebeshe
Si një fanar drite
Ti ndriçove rrugët e mia
Ndaj përherë do të kujtojmë
Veç për veprat e tua të mira
Vepra jote atdhetare
Lapidar në histori
Malli për ty kurrë nuk shuhet
Do të kujtojmë me krenari