Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Fun

    5 gjërat që i shpikën myslimanët dhe që ndryshuan botën

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Sipas të dhënave historike, në shekullin e 15-të, kafeja u bë pije shumë e famshme tek myslimanët në Jemen, në gadishullin jugor arabik.

    Kafeja

    [the_ad id="78756"]

    Legjendat thonë se barinjtë, dikush thotë në Jemen e dikush në Etiopi, kanë vërejtur se dhitë e tyre bëheshin shumë më energjike dhe më nevrike kur ato hanin kokrra nga disa drunj të veçantë.

    Ata kishin guximin t’i provonin edhe vetë ato, duke vënë re se edhe tek ata kishin ndikim, duke ua shtuar energjinë. Kohë pas kohe, u rrit tradita e përzierjes së këtyre kokrrave me ujë, duke krijuar një pije energjike, kohë kjo kur edhe lindi kafeja.

    Pavarësisht nëse kjo histori e barinjve ka ndodhur ndonjëherë, kafeja, nga malet e Jemenit u shpërnda në të gjithë perandorinë otomane, perandoria e parë myslimane e shekullit 15-të. Shtëpitë prodhuese të kafesë, prodhimin e saj filluan ta bëjnë në mënyrë më profesionale në shumicën e qyteteve të mëdha të botës islame: Kajro, Stamboll, Damask, Bagdad.

    Nga bota islame, kjo pije u shpërnda edhe në Evropë nëpërmjet Venecias, bëjnë të ditur zbulimet shkencore. Ndonëse fillimisht nga komunitetet katolike ishte “quajtur” si një pije myslimane, kafeja u bë pjesë edhe e kulturës evropiane. Shtëpitë prodhuese të kafesë së shekullit 16, ishin vendet ku filozofët takoheshin dhe diskutonin çështjet për të drejtat e njeriut, rolin e qeverive dhe rreth demokracisë.

    Këto diskutime sollën atë që quhej “ndriçim i mendjes”, njëra nga lëvizjet më të fuqishme intelektuale të botës moderne. Nga bariu Jemeno/Etiopian, tek shpërndarja e saj në Evropë, ky zbulim i myslimanëve është njëri nga zbulimet më të mëdha të historisë së njerëzimit.

    Algjebra

    Përderisa disa nxënës mund të kenë probleme me të kuptuarit e kësaj lënde, zbulimi i saj mund të thuhet se ishte kontributi më i madh i viteve të arta islame në botën moderne. Ishte zhvilluar nga matematikani dhe shkencëtari i njohur, Muhammad in Musa al-Khawarizmi, i cili jetoj nga 780 deri 850 në Persi dhe Irak.

    Në një libër monumental, Al-Kitāb al-mukhtaṣar fī ḥisāb al-jabr ëa-l-muqābala (Përmbledhje llogaritjesh nga plotësimet dhe balancimet), ai vendosi principet bazë të ekuacioneve algjebrike. Sipas hulumtimeve, emri i librit mban në vete fjalën “al-jabr”, që domethënë “përfundim”, nga e cila vjen fjala latine algjebra.

    Në libër, al-Khawarizmi sqaron si të përdorën ekuacionet algjebrike me variabla të panjohura për të zgjidhur problemet e botës reale si kalkulimi i zeqatit dhe ndarja e trashëgimisë. Një aspekt unik për zhvillimin e algjebrës ishte dëshira për të kalkuluar llogaritë e dala nga ligji islamik pa përdorur kalkulator dhe kompjuter.

    Librat e Al-Khawarizimi ishin të përkthyera në latinisht në shekullin 11 dhe 12, ku ai ishte i njohur si Algoritmi (fjala alogrithm ishte bazuar në emrin e tij dhe punët e tij matematikore). Pa punën e tij në zhvillimin e algjebrës, aplikacionet moderne të algjebrës dhe matematikës, si inxhinieringu, nuk do të ishin të mundshme. Punimet e tija shkencore u përdorën si libra matematike në universitetet evropiane edhe qindra vite pas vdekjes së tij.

    Universitetet “diplomadhënëse”

    Të flasësh për universitetet, gjithashtu duhet të kesh parasysh botën islame. Në historinë e re islame, xhamitë u shfrytëzuan edhe si shkolla. Të njëjtit njerëz që udhëhiqnin predikimet fetare do të duhej t’i mësonin studentët edhe rreth shkencave si Kur’an, fikh (jurispodencë), si dhe hadith.

    Përderisa bota islame rritej, kishte nevojë për institucione zyrtare, të njohura si medrese, të dedikuara për edukimin e studentëve. Medreseja e parë zyrtare ishte al-Karaouine,e themeluar në vitin 859 nga Fatima al-Fihri, në Fes, Marok.

    Shkolla e saj kishte tërhequr disa nga mësuesit e njohur në Afrikën Veriore, si dhe studentët më të shquar. Në al-Karaouine, studentët mësonin rreth shumë aspekteve, duke filluar nga shkencat sekulare po ashtu edhe ato religjioze.

    Në fund të programeve, nëse mësuesit i vlerësonin nxënësit si të kualifikuar, ata u dhuronin atyre edhe nga një certifikatë të njohur si IJAZA, e cila tregonte se studentët e kanë kuptuar materialin dhe tanimë ishin të përgatitur tua transmetonin të tjerëve. Këta studentë të kualifikuar shumë shpejt u shpërndanë në gjithë botën myslimane.

    Universiteti Al-Azhar ishte themeluar në Kajro në vitin 970, dhe në vitet e 1000-ta, Seljuks themeloi disa medrese në Lindjen e Mesme. Koncepti i institutit që të diplomuarit t’i shpërblejë me certifikatë, u shpërnda në Evropë nëpërmjet Spanjës myslimane, ku studentët evropian do të udhëtonin për të studiuar.

    Universiteti i Bolonjës në Itali dhe Oxford-it në Angli të themeluara gjatë shekullit 11 dhe 12, kishin vazhduar traditën islame për të shpërblyer studentët me certifikata, dhe për të përdorur ato si dëshmi për kualifikimin e tyre në subjekte të caktuara.

    Përfundimisht, Evropa kristiane gjithashtu filloi të përdorë këto grupe për të frikësuar armiqtë. Legjendat madje thonë se pas rrethimit të Vjenës në vitin 1683, forcat e tërhequra otomane kanë lënë disa instrumente muzikore të cilat austriakët i kanë mbledhur, studiuar dhe i kanë vënë në përdorim.

    Ushtritë nga e gjithë Evropa shumë shpejt filluan me implementimin e këtyre grupeve marshuese, e cila madje kishte rezultuar edhe me përparimin e ushtrive evropiane ndër shekuj.

    Kamerat

    Është vështirë të imagjinohet një botë pa fotografi. Kompanitë miliarda dollarëshe si “Instagram” dhe “Canon” janë të bazuara në idenë e kapjes së dritës në skenë, krijimin e një imazhi, nga ajo edhe riprodhimin e një imazhi të tillë.

    Por të bërit e kësaj ishte shumë e lidhur me punën zbuluese të shkencëtarit mysliman të shekullit të 11, Ibn al-Haytham, i cili zhvilloi fushën e optikës dhe përshkroi atë se si kamera e parë punoi. Duke punuar në qytetin perandorak të Kajros në vitet 1000-ta, Ibn al-Haytham ishte njëri nga shkencëtarët më të mëdhenj i të gjitha kohërave.

    Për të rregulluar përparimet shkencore, ai zhvilloi metodat shkencore, proceset bazike nga të cilat të gjitha kërkimet shkencore filluan rrugëtimin e tyre. Kur ai ishte vendosur në një arrest shtëpiak nga udhëheqësi i Fatimid, al-Hakim, ai kishte kohën të studionte se si punon drita.

    Kërkimet e tija veçanërisht u fokusuan në atë se si një kamerë punonte. Zbulimet e Ibn al-Haytham rreth kamerave dhe asaj se si duhet projektuar dhe kapur një imazh, quan në zhvillimet moderne të kamerave në botë. Pa kërkimet e tija, mekanizmat e kamerave nuk do të ekzistonin.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    31-vjeçari tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

    E qeshi Xhulin se Atdheu e la “live”, por Vivi ishte refuzuar poashtu në TV, pasi kishte puthur Samirin që në takimin e parë

    Vizita e Kurtit në Skënderaj/ Krerët e shikojnë tavanin mos e kanë prishur vërshimet

    “K*rvë, del pa më pytë”/ Vajza denoncon babain e saj për dhunë, thotë se s’ndihet e sigurt pranë tij

    Vendi ku jetojnë më shumë dele sesa njerëz

    Ky është njeriu më i shëndoshë në botë, peshon 298 kg dhe pi veç pije të gazuara

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.