Shkruan: Hysni Mehani
Komuna e Skënderajt, është komuna e vetme që është tërhequr nga Granti i Përfomancës Komunale.
Ajo (komuna) nuk do të raportojë në SMPK (Sistemi i Menaxhimit të Përfomacës Komunale).
Kjo tërheqje vjen pasi që komuna nuk kishte arritur të përmbushte kriterin e shpenzimit të buxhetit, kriter për të cilin është skaulifikuar në garën për përformancë të mirë.
● Qytetarët e Skënderajt i gënjenj se qeveria nuk po e mbështet Skënderajn, ndërkaq Qeverisë së Kosovës i kërkojnë që t’ua eliminojë kriterin për shpenzimet e buxhetit, sepse nuk po arrin ta shpenzojnë buxhetin të cilin ajo po ua destinon.
Hipokrizi e dyfishtë: në opinion e akuzonin qeverisjen e kaluar komunale për menaxhim të dobët, ndërsa tash nga frika se do të pësojnë debakël, tërhiqen turpshëm.
Hipokrizi e trefishtë: rreth 80 mijë euro që i kishte komuna jonë në dispozicion nga granti i përfomancës i kanë humbur sepse nuk kishin ditur t’i shfrytëzonin.
Hipokrizi e katërfishtë: tërhiqen nga granti i përfomancës me arsyen se nuk u ishte eliminuar kriteri për shpenzimet e buxhetit, eleminimi i të cilit do t’u mundësonte buxhet shtesë, ndërkohë që nuk arrinin të shpenzonin buxhetin që kishin në dispozicion.
Hipokrizi e pesëfishtë: në emailin e tërheqjes thonë së janë tërhequr për shkak të atij kriteri, ndërkaq në mbledhjen e Kuvendit Komunal thonë se janë tërhequr nga frika se do të pësonin debakël pas shumë shkeljeve që ua ka kthyer MAPL-ja dhe menaxhimit të dobët. Nuk kemi shanca thoshte Fadil Nura.
Hipokrizi e gjashtëfishtë: tërheqja nga garë për granitin e përfomancës i nxjerr në habitatin e tyre ku mund të veprojnë siç janë mësuar pa dhënë llogari, ndërkaq gjejnë alibi të kota shfajsuese për tërheqjen.
Granti i përfomancës është mekanizëm që i nxitë komunat të punojnë mirë në mënyrë që ato të kenë buxhet shtesë për projektet e tyre.
Kur komuna punon mirë, atëherë ajo shpërblehet me mjete shtesë të cilat mund t’i përdorë për projekte në të mirë të qytetarëve të saj.
Prapa tërheqjes se Fadil Nurës dhe Sami Lushtakut për grante në të mirë të qytetarëve fshihet egoja për përfitime personale, duke krijuar kushtet ku nuk iu kërkon llogari askush.
Dëm më të madh sesa të tërheqja nga gara për mirëqeverisje, dhe kthimi në garën për theqafje për qytetarët e Skënderajt nuk mund të ketë.
Granti i Përformancës bashkëfinancohet nga MAPL, SDC, Suedia dhe Norvegjia. Ndërsa drejtori i SDC-së, drejtori i SIDA, drejtori i NORAD, dhe një përfaqësues i Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe një përfaqësues nga shoqëria civile janë mbikëqyrës në rolin e vëzhguesit në komisionin e grantit të përfomancës.
Një komision i tillë është i papranueshëm për këtë qeverisje. Mbase do duhej të krijonin një komision në të cilin kryetar komisoni do të zgjidhej Shemsi Maksuti që kjo qeverisje të pranonte të hynte në garë për qeverisje të mirë. Shemsi Maksuti, militanti i PDK-së që sot qenka zgjedhur udhëheqës i ndërmarrjes publike “Eko NATYRA” dhe askush nuk reagon e as nuk çuditet nga vendimet e kësaj qeverisje, ngase askush nuk bën garë në theqafje si kjo qeverisje.
Komunat tjera bëjnë garë për mirëqeverisje.
Komuna e Skënderajt e vetme bën garë në theqafje. Garon me veten e vetme.