Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    “Mrekulli”, “skandal”, “të shkarkohet” – vlerësimet e Thaçit, Gjinovcit e Gashit për ministrat kryesorë të Kurtit

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Jusuf Thaçi, Rron Gjinovci dhe Shkëlzen Gashi janë tre analistët që e kanë mbështetur shumë Lëvizjen Vetëvendosje dhe kanë argumentuar se pse ajo duhej të vinte në pushtet. Tash, ata të tre nuk janë penduar, por kanë edhe vërejtje për kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat e Qeverisë së tij.

    Të martën në Pressing në T7, Thaçi, Gjinovci e Gashi dhanë vlerësimet e tyre për anëtarët kryesorë të kabinetit qeveritar veç e veç. Diku pajtoheshin, por ata ndanin mendime të ndryshme për punën e disa ministrave, nisur nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Ata dhanë vlerësimet e tyre edhe për ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën; ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin; ministrin e Financave, Hekuran Muratin; ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun; ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, si dhe për ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun.

    [the_ad id="78756"]

    Vlerësimet për zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Europian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimin

    Jusuf Thaçi tha se dialogu është pika e fortë e Qeverisë Kurti.

    “Nëse Besnik Bislimi e ka një prej përgjegjësive çështjen e dialogut me Serbinë… e unë mendoj që çështja e dialogut me Serbinë dhe përgjithësisht marrëdhëniet Kosovë-Serbi, prej kur ka ardhur në pushtet Qeveria Kurti, është pika më e fortë e kësaj qeverie. Është e vetmja pikë ku kësaj qeverie është vështirë me i dhënë vërejtje”, tha ai, duke përmendur si suksese, ndër tjerash, edhe ndaljen e referendumit serb në Kosovë. Por Thaçi tha se në suksesin në dialog dhe në raportet me Serbinë, kryeministri Albin Kurti ka pasur “rol vendimtar”.

    Rron Gjinovci, ndërkaq, e bëri një krahasim me ish-zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi gjatë Qeverisë Thaçi. Tha se Qeveria tash ka “probleme kardinale me informimin e publikut” dhe se kjo, sipas tij, do të duhej të ishte përgjegjësi e Bislimit.

    “Tash, nëse e shohim detyrat që i ka, unë nuk jam kompetent me vlerësu sa e qysh e tek. Por, p.sh, unë e mendoj Hajredin Kuçin, që është ekuivalenti i këtij në Qeverinë e Hashim Thaçit dhe mbaj mend se ai ka qenë një reaktor bërthamor i qeverisë në media. 24 orë e ke pasë në media, në të gjitha televizionet tu informu, tu u munu me i shkatërru argumentet kundërshtare. Nëse kjo ish dashtë me qenë detyra e zëvendëskryeministrit dhe unë po besoj që ish dashtë, sepse kryeministri ka probleme kardinale me informimin e publikut”, tha Gjinovci.

    Për Shkëlzen Gashin, Bislimi është “veç gënjeshtar”.

    “Unë për këtu nuk kam ndonjë mendim kështu; jam neutral. Mirëpo, ajo që më ka lënë mua shije të keqe ka qenë ajo gënjeshtra kur e ka bë pas takimit me atë sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Europës. Dhe mandej, përveç që ka gënjy edhe ai e ka nxjerrë në pah gënjeshtrën e tij, ky ka gënjy edhe njëherë tjetër. Kjo më ka bë me e humbë atë respektin – se unë s’e njoh personalisht – që e kam pasë prej distancës për të, edhe tash sa herë e shoh, e shoh veç si një gënjeshtar”, tha ai.

    “Edhe e dyta, çka më shqetëson shumë te ky është që ky me gjithë këto punë, duke qenë zëvendëskryeministër i Qeverisë, me gjithë këto probleme që i ka Kosova në këtë krizë globale energjetike, me pandemi, inflacion e gjithë këto probleme, duke e pasë edhe dialogun përsipër, ky gjen kohë me vazhdu edhe me dhënë mësim në Universitetin Amerikan ku jep mësim”, shtoi Gashi.

    Vlerësimet për ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën

    Jusuf Thaçi ka evidentuar “probleme serioze” në punën e ministres Gërvalla gjatë një viti e gjysmë në qeverisje, “sidomos me rastin e shkarkimit të ambasadorëve e një varg zyrtarësh në këtë ministri”.

    “Ndërkohë s’e kanë pasë të gatshëm planin për zëvendësim. Dmth kemi pasë vende vakante, posaqërisht me përfaqësim në vendet kryesore të botës, dhe kjo besoj që veç ka tregu se absolutisht mungon përvoja dhe pjekuria e duhur që me udhëheq si duhet këtë ministri”, vlerësoi Thaçi.

    “Në ndërkohë i kemi pa ato skandalet publike që po ashtu janë të rëndësishme, sidomos kur është fjal për Ministrinë e Punëve të Jashtme. E po ashtu, kjo ministri e ka përsipër- – si me thënë – edhe diasporën – së paku nga emërtimi – dhe nuk kemi pa deri më tani kurrgjë konkrete të prekshme, aktivitet që ka për synim mobilizimin e diasporës dhe përdorimin e “aseteve” që i kemi në diasporë për t’i shërbyer zhvillimit të vendit”, ka shtuar ai.

    Rron Gjinovci tha se e kishte mbështetur Gërvallën, por tha se ka pasur zgjidhje më të mira për ta vendosur dikë në krye të diplomacisë. Si shembull, e përmendi publicistin Veton Surroi.

    “Unë kam qenë mbështetës shumë i madh i Gërvallës, specifikisht gjatë zgjedhjeve, kam bë apel me e votu edhe Vjosën, edhe këtë, edhe kam besu shumë që është zgjidhja më e mirë për ministre të Jashtme, përveç zgjedhjes për të cilën kemi pasur konsensus”, tha ai.

    Shkëlzen Gashi tha se te Gërvalla i kishte përlqyer ajo për të cilën e akuzonte opozita, por tha se tani është zhgënjyer.

    “Mua kjo më ka pëlqy shumë, për shkak se ka pasë qëndrime të forta dhe kritike e të ashpra ndaj liderëve që e kanë sundu Kosovën për dy dekada. Kjo ka qenë edhe një prej arsyeve pse edhe e kam votu Donikën. Jam shumë i zhgënjyer me çka ka bë për 18 muaj si ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, po jo për ato për çka është e zhgënjyer opozita, partitë opozitare sot ose mediat që janë kritike ndaj Donika Gërvallës. Jo pse kjo i ka kritiku liderët politikë të UÇK-së, por se për 18 muaj nuk e kam pa pothuajse asnjë sukses të ministrisë që kjo e ka drejtu”, tha Gashi, duke përmendur disa premtime të parealizuara.

    Vlerësimet për ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin

    Përveç vaksinimit, që ishte bërë më herët, për Latifin nuk u thanë fjalë të mira.

    “Kjo ministri në gjithë pjesën tjetër, është qartazi ndër ministritë me dështimin më të madh”, tha Jusuf Thaçi.

    Edhe më negativisht, e vlerësoi Rron Gjinovci ministrinë e udhëhequr prej Latifit.

    “Nëse ka një fushë ku Qeveria është komplet skandaloze, është në shëndetësi. Kulmi i skandalit është Komisioni Ekzekutiv ku kryeministri bëhet ministër”, tha ai.

    Shkëlzen Gashi, ndërkaq, e quajti Latifin “katastrofë humanitare” dhe tha se duhet të shkarkohet “sa më parë”.

    “Ky (kryeministri Albin Kurti) veç e merr një njeri edhe e bjen ‘ua pruna njërin prej Amerikës’. Katastrofë humanitare… Këtë duhet me e shkarku sa më parë nga Ministria e Shëndetësisë”, tha Gashi.

    Vlerësimet për ministrin e Financave, Hekuran Muratin

    Jusuf Thaçi tha se nuk di ta vlerësojë ministrin Murati në çështjet ekonomike, por tha se diçka dihet edhe pa qenë ekonomist.

    “Unë çfarë personalisht e kam një vërejtje serioze, është manipulimi i publikut në terma nominalë sa ka pasur rritje të të hyrave e kështu me radhë. Në kohën e inflacionit, s’ka nevojë me qenë ekonomist për me e ditë që kur çmimet rriten shumë, normalisht që shpenzimet e qytetarëve dyfishohen”, tha ai.

    Me Hekuran Muratin, Rron Gjinovci tha se nuk pajtohet kurrsesi ideologjikisht, por ai konsideroi se vendit i nevojitet ai si ministër.

    “Hekurani është person me të cilin nuk do të pajtohesha kurrsesi ideologjikisht. Por konsideroj që në rrethanat në të cilat operon Kosova, i duhet saktësisht një kësi ministri, konservativ, i djathtë, që e ruan paranë”, tha Gjinovci.

    Vlerësimet për ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun

    Jusuf Thaçi e përmendi Vettingun dhe Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme si dy nisma “absolutisht të mira” dhe “të duhura”, por tha se ministrja nuk po merret me gjëra tjera.

    “Besoj që dy nismat për të cilat kemi diskutu gjatë, janë absolutisht të mira, të duhura, edhe nisma për Vettingun, edhe nisma për Byronë për konfiskimin e pasurisë së justifikueshme, mirëpo po shpresoj që do të shtyhen përpara duke i pasur parasysh kritikat dhe sugjerimet e partnerëve ndërkombëtarë. Përtej kësaj, nuk është që kjo ministri merret shumë me projekte të tjera”, tha Thaçi.

    Vlerësim tepër të lartë për Haxhiun pati Rron Gjinovci.

    “Sa i përket Albulenës, unë jam i mrekulluar me Byronë, edhe sa herë e përmendi e di që plot njerëz rrëqethen”, tha ai, duke shtuar se kjo nisi të bëhej vetëm “me insistimin e jashtëzakonshëm” të ministres.

    Për Shkëlzen Gashin, Albulena Haxhiu “s’di me i bë punët mirë”.

    “Qe 18 muaj merret me këto ligje, s’bën kurrgjë hiç”, tha Gashi, dhe pyetu “kush është Albulena?”. Tha se ajo s’ka suksese në karrierën e saj.

    Vlerësimet për ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën

    Ministri i rendit u vlerësua për punët në veri. Jusuf Thaçi tha se është bërë punë e mirë në atë anë.

    “Besoj që është bërë punë e mirë në veri, posaqërisht në bllokimin e rrugëve ilegale që përdoren për kontrabandë dhe krim të organizuar. Kjo është çështja më e rëndësishme e ministrit të Punëve të Brendshme”, tha ai.

    Rron Gjinovci tha se për Sveçën s’ka “ndonjë vërejtje të madhe” pasi tha se “aq janë kapacitetet”.

    “Me operu me një polici që ka qenë problematikisht e përfshirë me grupe të dyshimta në Kosovë, është goxha sfidë e madhe dhe po më duket që Xhelali ia ka dalë me sukses”, tha ai.

    Vlerësimet për ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun

    Rrugët e papërfunduara e që s’kanë nisur ende të ndërtohen u përmendën nga Jusuf Thaçi në vlerësimin e tij për punën e ministrit Aliu.

    “Qe një vit e gjysmë, së paku njëra prej 4 rrugëve kryesore është dashtë me përfundu”, theksoi ai.

    Rron Gjinovci foli për skandale në këtë ministri, duke thënë, ndër tjerash, se ministri Aliu “potencialisht është korruptuar”.

    Shkëlzen Gashi tha se nuk e kupton se pse duhet të bëhej ministër Liburn Aliu.

    “Çfarë ka bërë Liburn Aliu si arkitekt? A ka qenë i suksesshëm?”, pyeti Gashi.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.