Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    99 përqind e mësuesve refuzuan propozimin e Kurtit

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Anëtarja e këshillit grevist nga SBAShK-u, Luljeta Boshnjaku takimin e djeshme në mes tyre dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, si dhe takimin e Këshillin Ekonomik Social, i ka cilësuar si të dështuara, pasi ende nuk kanë pranuar ndonjë ofertë të re nga Qeveria e Kosovës.

    Boshjaku në një intervistë për KosovaPress fillimisht u ndal te takimi me ministren Nagavci, ku tha se nuk ka pasur ndonjë ofertë të re por vetëm është referuar në pakon e kryeministrit.

    [the_ad id="78756"]

    “Takimin që ishte me ministren Nagafci, ishte një shenjë e mirë që ministria na ftoi në dialog, mirëpo nuk ishte dialog, sepse nuk kishte ndonjë ftesë të re ose ndonjë ofertë të re, vetëm është referuar në pakon e kryeministrit. Takimi ishte i pa suksesshëm”, tha ajo.

    Boshnjaku tha pakoja që është prezantuar nga kryeministri Kurti, nuk ka qenë e mirëpritur për 99% të mësimdhënësve. Sipas saj, dje as në takimin me Këshillin Ekonomik Social nuk kishte rezultate, andaj greva do të vazhdojë

    “Ne e kemi pyet anëtarësinë për ofertën që është bërë prej kryeministri dhe mund të themi se 99% nuk e kanë pranuar një ofertë të tillë. Kërkesa jonë është e thjeshtë, 100 euro derisa të fillon implementimi i ligjit… Meqenëse të dy takimet ishin pa kurrfarë rezultati, greva vazhdon edhe ditëve në vijim, pra deri të fillon realizimi i kërkesave tona”, ka përfunduar Boshnjaku.

    Ajo se qëndrojnë në kërkesat e tyre dhe nuk do të lëshojnë “pe”, në rast se iu bëhet ndonjë kërkesë tjetër nga qeveria.

    “Ne do të qëndrojmë pas kërkesave tona, sepse kërkesa për pensionimin dhe kërkesa që është për sigurimin shëndetësor, jemi të vetëdijshëm që kërkon kohë më të gjatë, mirëpo kërkesa që është për 100 euro shtesë deri në implementimin e ligjit është kërkesë e gjithë anëtarësisë”, ka shtuar Boshnjaku.

    Ndërkaq, kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, gjatë ditës së djeshme pas takimit me Këshillin Ekonomik Social, ka thënë se pritet gjatë vikendit të ketë takim me qeverinë dhe sipas tij ka sinjale pozitive për arritjen e marrëveshjes me qeverinë.

    Nga data 25 gusht, shkollat dhe çerdhet në Kosovë, janë në grevë. Kërkesa e Sindikatës për ta ndalur grevën është 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.