Një ekip arkeologësh dhe studiuesish kanë zbuluar një fabrikë birre masive 5,000-vjeçare në qytetin e lashtë egjiptian të Abydos. Fabrika ishte e vendosur në Sohag të Egjiptit dhe daton që nga mbretërimi i Mbretit Narmer, rreth vitit 3100 para Krishtit, tha Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve të Egjiptit, në një deklaratë.
Dr. Mattheë Adams i Universitetit të Nju Jorkut, një nga drejtuesit e misionit Egjiptiano-Amerikan që bëri zbulimin, tha se studiuesit besojnë se birra ishte përdorur në ritualet e varrimit për mbretërit më të hershëm të Egjiptit. Gërmimet e mëparshme në zonë kishin gjetur prova se birra është përdorur gjatë riteve të flijimit.
Fabrika e birrës ishte e ndarë në tetë seksione të mëdha për prodhimin e birrës, secila përmbante 40 enë balte të përdorura për të ngrohur përzierjet e grurit dhe ujit, shpjegoi Dr Mostafa Ëaziry, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve të Egjiptit. Fabrika e birrës mendohet se ka prodhuar më shumë 22,400 litra birrë në të njëjtën kohë, theksoi Adams.
Zyrtarët janë të etur të tregojnë artefakte të zbuluara rishtas ndërsa përpiqen të ringjallin numrin e vizitorëve pasi industria e turizmit në Egjipt mori një goditje të rëndë gjatë pandemisë. Fluturimet ndërkombëtare u pezulluan në Mars së bashku me mbylljen e siteve arkeologjike dhe muzeumeve.
