Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Roma, Tottenhami dhe Man. United “sigurojnë” kualifikimin, Milani barazon në “Marakana”

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Skuadrat e mëdha, falë përvojës dhe cilësisë, morën rezultate mjaft pozitive në ndeshje e para të fazës së 1/16-ave në Europa League e tashmë presin të qeta sfidat e kthimit.

    Milani barazoi 2-2 ndaj Crvena Zvezdas në Beograd, ku u zhvillua një sfidë e luftuar dhe me emocione. Skuadrës së Piolit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje që në minutën e 12-të, i shënuar nga Theo Hernandez, gjithsesi në fundin e pjesës së parë Pankov realizoi autogol, duke i dhënë epërsinë Milanit. Kanga barazoi në fillim të pjesës së dytë me 11-metërsh, por kuqezinjtë u kthyen shumë shpejt në epërsi me finalizimin e Theo Hernandezit po nga pika e bardhë e penalltisë. Nga minuta e 77-të Zvezda luajti në inferioritet numerik pas ndëshkimit të Rodic me kartonin e dytë të verdhë, megjithatë vendasit barazuan në minutën e tretë shtesë me Pankov.

    [the_ad id="78756"]

    Asnjë problem për Romën, që triumfoi 0-2 në fushën e Bragës me gola të Edin Dzekos në fillimin e sfidës (5’) dhe të Mayoral në të 87-ën. Për verdhekuqtë u bë gjithçka më e thjeshtë pas ndëshkimit të Esegaios me karton të kuq (54’).

    Manchester United “shtypi” me rezulta të thellë 0-4 Real Sociedadin, që praktikisht është eliminuar nga Europa League. Për “Djajtë e Kuq” realizoi dygolësh Bruno Hernandez në minutat 27’ dhe 57’, për të ardhur më pas te goli i Rashford (65’). United nuk i mjaftua me kaq, duke shënuar të katërtin me James pak minuta para fundit.

    Katër gola realizoi edhe Tottenhami në fushën e Wolfsberger, me rezultatin përfundimtar që u fiksua në 1-4.  Son Heung-Min, Gareth Bale dhe Lucas Moura u dhanë epërsinë e trefishtë Spurs-ave në pjesën e parë, ndërsa në fillim të fraksionit të dytë realizoi golin e nderit për vendësit me 11-metërsh Lindl. Carlos Vinicius mbylli llogaritë me austriakët në fundin e takimit me golin e 1-4.

    Dinamo e Zagrebit mori një fitore shumë të rëndësishme 2-3 në fushë e Krasnodarit me dygolëshin të Petkovic dhe finalizimin e Atiemwen, që zhvlerësuan finalizimet e Berg dhe Cleasson.

    4-2 triumfoi Olympiakos ndaj PSV-së, në një sfidë që ofroi spektakël me lojë të bukur dhe gola. Buchalakis, M’Mvila dhe El Arabi realizuan në pjesën e parë për vendasit, ndërsa për holandezët e gjeti rrjetën dy herë sulmuesi izraelit Zahavi. Në të 83-tën shënoi për skuadrën greke Masouras, duke siguruar një rezultat shumë premtues.

    Plot shtatë gola u shënuan në sfidën mes Young Boys dhe Bayer Leverkusenit, që u fitua nga zvicëranët 4-3. Pjesa e parë u mbyll 3-0 për vendësit falë golave të Fassnacht, Siebatcheu dhe Meschack, por “Aspirinat” arritën të barazonin me dygolëshin e Schick, dhe finalizimin e Diaby. Gjithsesi, një minutë para fundit të kohës së rregullt, Siebatcheu i dha fitoren skuadrës zvicërane.

    I vetmi takim që nuk pati gola ishte Slavia Prague – Leicester City, ndërsa më herët Dynamo Kiev barazoi 1-1 me Club Brugge. Takimin e zhbllokoi Buyalskyy i vendasve (62’), por shumë shpejt miqtë barazuan me Machele (67’).

    Rezultatet (ora 18:55)

    Braga-Roma     0-2

    Crvena Zvezda-Milan      2-2

    Krasnodar-Dinamo Zagreb      2-3

    Olympiakos-PSV      4-2

    Real Sociedad-Man. Unted     0-4

    Slavia Prague-Leicester   0-0

    Wolfsberger-Tottenham 1-4

    Young Boys – Bayer Leverkusen       4-3

    Dinamo Kiev-Club Brugge        1-1

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.