Sadik Sadiku, është një qytetar i Komunës së Skenderajit, i cili ka kryer studimet në degën e Historisë në Universitetin “Hasan Prishtina”. Ai njihet për mendimet e tij kritike në profilin e tij në facebook, por këtë herë është interesant një postim i tij ku bëri një analiz politike për rezultatin e zgjedhjeve dhe doli thujase të jetë 100{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1} i sakt në parashikimin e tij.
Ai këtë parashikim e bëri me datën 29 dhjetor 2020 dhe doli të jetë thuajse i njejtë me rezultatin e 14 shkurtit, ditën kur u bajtën zgjedhjet në Kosovë.
Kjo është analiza të cilën e nxori ai:
Pas shumë kohësh ne Kosovë, është e qartë se kush i fiton Zgjedhjet Parlamentare ende pa u mbajtur.
Albin Kurti do të jetë pa dyshim fitues ne zgjedhjet për Kuvend te Republikës së Kosovës qe me siguri do te mbahen ne fillim ose mes muajit Shkurt 2021.
Enigmë e ketyre zgjedhjeve mbetët vetëm se me çfarë përçindje do të arrijë të fitoj LVV . Nuk e themë unë por te gjitha partitë politike kundershtare te VV, ne menyre indirekte po e pranojnë këtë.
PDK-në këto zgjedhje e gjejnë te gjymtuar pa dy figurat e sajë kryesore Hashim Thaçi, e Kadri Veseli, te akuzuarë padrejtësisht per krime lufte kundër njërzimit nga Gjykata Speciale ne Hagë.
PDK- si bartës të listës e ka
Prof. Dr. Enver Hoxhaj, nje diplomatë i respektuar dhe vlerësuar lartë nga diplomatët e shteteve evropiane.
Ndonëse është sfiduar disa herë ne rrafshin diplomatikë si minister i jashtëm i Republikës së Kosovës, asnjëherë me parë nuk është gjendur përballë një sfide kaq të madhe. Sfide kjo jo që e ka dashur në këtë moment, por ju është imponuar me shkuarjen ne Hagë, të liderit reformator Kadri Veseli. Në këtë periudhë që po kalon PDK, e gjymtuar, pa krerët e sajë dhe e atakuar për keqë qeverisje, gjate kohes sa ishte ne pushtet, të jeshë bartës i listës është sfide jo e lehtë, dhe shume e veshtirë për ti fituar zgjedhjet.
Nëse PDK arrinë te dalë e dyta dhe te arrijë të përfaqësohet ne parlament me 23-26, deputetë, do duhej të llogaritet si sukses për prof. Dr. Enver Hoxhaj dhe PDK-në, ndërsa çdo rezultat tjetër do te ishte dështim.
LDK, e Isa Mustafës, e përgjysmuar tashmë pas largimit të znj. Vjosa Osmanit dhe grupit të sajë, po kalon njëren ndër krizat më të mëdha të partisë që nga ekzistenca e sajë. Përkeqësimit të gjendjes brenda Lidhjes Demokratike nuk i ka kontribuar vetëm largim i znj. Osmani dhe grupit të sajë, por dhe akumulimi i gënjeshtrave, dhe tradhtise qe z. Isa Mustafa,e ka bërë ndër vite naj elektoratit te LDK-së.
E quaj tradheti sepse, përgjatë gjithë këtyre viteve Lidhja Demokratike e Kosovës, në çdo fushatë elektorale, e ka përdorur nje Plan program. Ky plan program në përmbajtje kishte akuzat që duhet drejtuar PDK-së, dhe zyrtarve të sajë duke e bërë SHIK-un, përgjegjës kryesore për vrasjet e zyrtarëve te LDK-së. Sipas këtij plan programi PDK është e keqja e Kosovës, që duhet dënuar me votë dhe burg. Por të gjitha këto nuk mund të ndodhin nëse LDK, nuk arrinë të udhëheqë qeverinë. Të zotuar para familjarëve të viktimave, dhe ektelektoratit të sajë, për zbardhjen e këtyre vrasjeve LDK, manipulonte për të arritur te vota. Isa Mustafa dhe zyrtarët e sajë pa perjashtim deklaronin se kurre LDK, nuk do te formonin një koalicion qeverises pas zgjedhor me PDK-në. Por ajo se çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve parlamentare te vitit 2014, do të trondisë skenën politike në vend. Lidhja Demokratike, pas zgjedhjeve parlamentare te vitit 2014 del si e dyta dhe me partitë e tjera opozitare formuan një bllok të quajtur VLAN (VV,LDK, AAK dhe NISMA), që e dërgoj vendin në një ngërç politik 6 mujor. Pasë ofertës së PDK-së, për te ja ofruar postin e kryeministrit LDK-së, Isa Mustafa, do të nxjerrë ne pah ego-centrizmin e tij, do te tradhtojë aleatët e VLAN-it, dhe do ti thyej zotimet e dhëna elektoratit të LDK-së, duke ju bashkuar pikerisht PDK-së, për të formuar qeverinë.
Isa Mustafa, dhe LDK, shume shpejtë do të fillojnë keqë qeverisjen e vendit.
Me arrestimet e Gjykates Speciale, LDK-ja humb kartën (gjokerin), sepse me nuk mund me te akuzojë askend, dhe te ja drejtojë gishtin askujt për vrasjet e zyrtarve të sajë.
Në kohën kur Lidhja Demokratike është në pushtet asnjëherë nuk i përmend vrasjet e pasluftës.
…Nese LDK, arrine të ketë 19-21, deputetë ne legjislaturën e radhës do duhej të llogaritej si fitore nga ana e tyre.
Z. Ramush Haradinaj dhe AAK, përsëri do ta ruaj elektoratin, nuk do të ndryshojë shume prapë do të jetë aty ku eshte sot sa i përket numrit te perfaqësuesve ne kuvend me plus, minus 3 deputetë.
NISMA Social Demokrate, profitere tipike, gjasat që ta kalojë pragun zgjedhor prej 5{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1}, janë minimale, nese nuk hynë në koalicion parazgjedhorë me njëren nga partitë AAK dhe PDK, mbetet jashtë kuvendit.
Znj. Vjosa Osmani, do të jetë nje befasi e këndshme për politikën por jo dhe LDK-në.
Inciativa qytetare e udhëhequr nga znj. Osmani, nese garon e vetme ne zgjedhje do te hy ne parlamet pa asnjë dyshim, por nese vendos te garojë me një listë të përbashkët me VV, do te ju afrohen fitores historike prej 50.5{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1}.
Kjo analizë eshte e bazuar në gjendjen aktuale ne vend, dhe paraqet opinionin tim personal.
SS