Sot nga ora 15:00, takohen Milan-Inter, luftë direkt për kreun e Serie A. Milano e cila nuk e ka nisur si duhet stinorin e dytë, pret në shtëpi Interin i cili shfrytëzoi humbjen e Milanos javën e kaluar dhe mori pozitën e parë dhe është një pikë larg Milanos në pozitën e dytë.
Interi në lojët e fundit ka treguar rezultate mjaftë të mira dhe shihet si favorit në këtë takim. Interi u eliminua nga Kupa e Italisë dhe tani të vetmin synim e ka titullin, kurse Milano vjen nga Serbia ku luajti kundër Crvena zvezdës dhe skuadra mund të jetë e rraskapitur qka e disfavorizon në këtë përballje.
Milano ka dy mungesa si pasoj e lëndimev Bennacer dhe Mandzukic si pasjë e lëndimeve, kurse tek Interi Sensi dhe Vidal që është diskutabile a do të jetë i gatshëm të jap kuntributin në këtë takim.
E si do të vishet sot qyteti i Milanos, kuq e zi apo zi e kalter pritet të shihet në fushën e gjelbër ku priten emocione të mëdha në këtë takim.