Ka ndodhur një gjë e pazakontë, qeni i presidentit të Zurichut ka hyrë në fushë dhe ka ndërprerë ndeshjen.
Zurich dhe Sion ishin duke u përballur në kuadër të xhiros së 21-të të Superligës zvicerane kur u ndërpre ndeshja për një arsye të pa pritur.
Ndeshja ndërmjet Zurichut dhe Sionit ishte duke u zhvilluar, skuadrat ishin duke barazuar me rezultatin 1-1, kur qeni i presidentit të Zurichut, Ancilio Canepa hyri në fushë.
Qeni i quajtur “Cookie” hyri në fushë duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes kur po rridhte minuta e 40′.
Qeni sillej vërdallë dhe nuk i bindej urdhërave të askujt, duke bërë vet presidentin që të zbresë shkalët e stadiumit për ta marrë atë.
Me gjithë situatën e krijuar, Cookie e mbajti qetësinë e tij duke treguar që është një qen vërtet i sjellshëm.
Ai më pas doli me qetësi nga fusha kur dëgjoi thirrjen e Canepas. Të dy u larguan më pas poshtë në tunellin e stadiumit.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1 dhe Zurich, me këtë barazim qëndron në vendin e tretë në Superligën zvicerane.
