Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Pse po kritikohet Bekim Jashari

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Shkruan: Azem Gashi, asamblist në Kuvendin Komunal të Skenderajt

    Siç duket nuk ka zhvillime që ndodhin në Komunën e Skenderajt e që nuk merren si pretekst për të drejtuar akuza në adresë të Kryetarit Bekim Jashari, i cili që nga ardhja në krye të komunës ka qenë target i kritikave të parreshtura dhe shumë të ulëta në adresë të tij.

    [the_ad id="78756"]

    Me akuza të tilla ndaj Jasharit, nga oponenti kryesor i tij politik dhe “satelitet” e këtij oponenti është duke u përballur edhe për zgjedhjet e fundit nacionale pasi sipas tyre ai konsiderohet fajtori për zvogëlimin e votave të PDK-së, parti dominuese që 20 vite në këtë qytet, dhe rritjen të një subjekti tjetër, VV-së

    Kjo e fundit shumë herë ka qenë në vij të përbashkët me subjektin e parë, duke votuar kundër si ne mos miratimin e ndryshimeve të statutit të komunës, tentimin për ta bllokuar parkun e biznesit, madje edhe në mos përkrahje në miratimin e buxhetit komunal.

    Po cilat munden të jenë “mëkatet”,e Jasharit

    Duke ditur se në Skenderaj vullneti i votuesit mund të degradohet sikur ka ndodhur shumë herë më parë, Jashari në fillim kishte dal me një deklaratë që u kishte bërë thhirrje për një votim dinjitoz në komunën e Skenderajt dhe që të krijohen kushte që çdo banor i këtij qyteti ta shpreh vullnetin e tij lirëshëm pa kurrfarë presioni. Ai kësaj radhe është shprehur i gatshëm të kontribojë që votuesi para kutisë të jetë i lirë të vendos pa frikë se qka do ti ndodhë pas 14 shkurtit, pra mos ti druhet largimit nga puna, siç ka ndodhur në të kaluarën.

    Jashari në këtë drejtim, si “mëkat” tjetër se pak para zgjedhjeve kishte mbledhur drejtorët e shkollave të komunës qe ishin menagjer të qendrave të votimit dhe nga të njejtit kishte kërkuar që të qëndrojnë larg ndikimeve të tyre politike ose në të kundërtën për ata që sillen dëshmi që kanë qenë të implikuar në këto veprime do të sanksionohen , pra ai kishte bërë një veprim i cili këtu për herë të parë ka ndodhur.

    Dihet mirë se keqpërdorimi i votave në komunën e Skenderajit ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes dhe se për tu kryer këto veprime pos kamerave ishte ndalur edhe energjia elektrike dhe sigurisht kryetari ka kërkuar që kamerat të mos ndalen duke siguruar qe të jetë një process të sigurt në vëzhgim të kamerave.

    Po pse me të vërtet po ndodhin këto kritika?

    PDK si parti e cila gjenezën e ka në Drenicë tash e sa kohë ka filluar të rrëshqas dhe tani ajo në Skenderaj ka marrë mbi 13 mijë vota qka do të thotë se ka marrë vota nga dy kampet edhe nga ai i Sami Lushtakut dhe nga përkrahësit e Jasharit e që votëni japin vetëm PDK-së.

    Këto vota të PDK-së në Skenderaj i ka arritur me një mobilizim të pa parë deri më tani duke trokitur derë më derë dhe kjo ka qenë maksimumi i asaj. Këtu përveç PDK-së, është votuar edhe për liderët e UÇK-së, që tash janë në hagë ku edhe në disa tubime ishin shpërndarë maica me fotot e tyre. Mirëpo kur vjen puna në zgjedhjet lokale aty raportet pritet të ndryshojnë krejtësisht, aty nuk do të ketë më homogjenizim të votave për UÇK-në dhe luftën, përkundrazi pritet të ketë një shpërndarje së pari vota në dy krahët politik e më pas edhe në subjektet e këtushme cilat tradicionalisht janë treguar më të angazhuar për zgjedhje lokale karshi atyre nacionale.

    Duke parë gjitha këto dhe qeverisjet që kanë qenë para Bekim Jasharit, shumë lehtë mund ti përkasin së kaluarës dhe se Jashari pa problem mund ta fitojë edhe një mandate, kjo është arsye e kritikave të parreshtura në vazhdimsi.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    “Stinët i ndërrojnë rolet”, dimër i thatë e pranverë me borë

    Bankruptcy Solutions — Factors to Consider Just before Filing Individual bankruptcy

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.