Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Uncategorized

    Si u hoq Mitrovica nga zona e kuqe? Shpend Ahmeti s’i ndal reagimet

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në tëitter, ka thënë se heqja e një komune nga ‘zona e kuqe’ si masë parandaluese e Covid-19, është bërë çështje negociatash dhe bindjesh në mes të kryetarëve të komunave me ministrin e Shëndetësisë.

    Ahmeti ka thënë se Mitrovica e Jugut është në zonën e kuqe. Zaten kështu kishte vendosur Ministria e Shëndetësisë. Por, sipas Ahmetit, Ministri Zemaj dhe Agim Bahtiri janë dakorduar që edhe këtë javë të mbetet zonë e verdhë.

    [the_ad id="78756"]

    Këtë marrëveshje Ahmeti po e sheh si çështje negociatash dhe bindjesh, e jo si vendim i qeverisë që duhet respektuar.

    “Mitrovica e Jugut është në zonën e kuqe por pas takimit të kryetarit Bahtiri me Ministrin Zemaj janë dakorduar që edhe këtë javë të mbetet e verdhë sepse “e kemi bind që nuk duhet të jemi në zonën e kuqe”. Dmth çështje negociatash dhe bindjesh”, ka shkruar Ahmeti.https://platform.twitter.com/embed/index.html?creatorScreenName=gazetaexpress&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1326942546812080129&lang=en&origin=https{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679}3A{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679}2F{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679}2Fwww.gazetaexpress.com{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679}2Fsi-u-hoq-mitrovica-nga-zona-e-kuqe-shpend-ahmeti-si-ndal-reagimet{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679}2F&siteScreenName=gazetaexpress&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679}3A1601588405575&width=550px

    Të enjten në mëngjes nga Qeveria e Kosovës njoftuan se janë miratuar masat anti-Covid në mënyrë që të kontrollohet më shumë lakorja e përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

    Në bazë të hartës, disa komuna kosovare u vendosën në zonën e kuqe. Zonë kjo me mbi 150 raste të reja për 100 mijë banorë.

    Në këtë grup hyjnë  komuna e Prishtinës, Podujevës, Fushë Kosovës, Pejës, Gjakovës, Shtimes, Ferizajt, Gjilanit, Obiliqit e Mitrovicës së Jugut.

    Por veç pak orë pas këtij vendimi të Qeverisë, një komunë është larguar nga zona e kuqe. Bëhet fjalë për komunën e Mitrovicës së Jugut të udhëhequr nga Agim Bahtiri.

    Lajmin se Mitrovica është hequr nga zona e kuqe e ka konfirmuare vet Bahtiri.

    Ai tha se pas argumenteve të ofruara nga ana e tij në adresë trë ministrit Zemaj është dakorduar që të përgatitet vendimi për qytetin e Mitrovicës që këtë javë të vazhdoj të jetë në zonën e verdhë.

    Postimi i plotë:

    •Mitrovica këtë javë është në zonën e verdhë dhe nuk ka orë policore•

    Së bashku me Kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, sot kam pritur në takim Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku diskutuam lidhur me situatën aktuale me pandeminë COVID-19 në qytetin e Mitrovicës, dhe për masat e reja të cilat janë marrë nga Qeveria e Kosovës në luftimin e kësaj pandemie.

    Ministrin e njoftova për aktivitetet dhe masat e ndërmarra nga autoritetet komunale lidhur me situatën rreth COVID-19 në Mitrovicë, ku potencova faktin se e Komuna e Mitrovicës mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftën kundër pandemisë. Ndërsa, sa i përket masave të vendosura nga Qeveria lidhur me vendosjen e Komunës së Mitrovicës në zonë të kuqe, unë shpreha kundërshtimin tim edhe në këtë takim, duke e arsyetuar me shifra të sakta të personave të prekur në qytetin tonë të marra çdo ditë nga IKShP-ja, dhe pas këtyre informatave të detajuara dhe të argumentuara, ministri Zemaj është dakorduar që të përgatitet vendimi për qytetin e Mitrovicës që këtë javë të vazhdoj të jetë në zonën e verdhë, i cili presim të publikohet nesër.

    Në mënyrë që Mitrovica të vazhdoj të mbetet në zonën e verdhë apo të bëjë progres dhe të kaloj në zonën e gjelbërt, unë i lus qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal duke i vendosur maskat dhe zbatuar në mënyrë strikte udhëzimet e IKShP-së.

    Pas vizitës së realizuar në Komunën e Mitrovicës së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Safet Kamberi kemi shoqëruar ministrin Zemaj për vizitë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, ku janë pritur nga drejtori i këtij Spitali, Enis Istrefi, me të cilin kemi biseduar për kapacitetet e këtij spitali për trajtimin e pacientëve me COVID-19, si dhe nevojat që ka personeli mjekësor në luftimin e kësaj pandemie.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    “Stinët i ndërrojnë rolet”, dimër i thatë e pranverë me borë

    Bankruptcy Solutions — Factors to Consider Just before Filing Individual bankruptcy

    Tregoni dikush Andit dhe Gresës se ka kamera, çifti “kapen” në akt intim

    Juegos De Chat

    Top 10 Wedding Websites: Greatest Selections In 2023 + Assessments

    Lgbt Chat Room Lgbt Boards Lgbt Group Social Networking On-line Lgbt Support Group

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.