Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci janë ‘mbytur’ duke pritur ‘presidenten’ Vjosa Osmani dhe ‘kryeministrin’ Albin Kurti, të dielën, për të bërë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Qirez. Një invalid i luftës së UÇK-së, i cili me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së gjithashtu kishte shkuar në Qirez për të bërë homazhe në 23-vjetorin e betejes së Likoshanit, i ka thenë gazetës online Vision Mega, se kryetarët e dy komunave të Drenicës për shumë kohë kanë qendruar tek kompleksi i varrezave në Qirez-Likoshan, duke pritur të vijnë Vjosa e Albini, për të bërë homazhe bashkë. “Po thonë që nuk po e dijnë rrugën me ardhë”, ka shpjeguar invalidi i luftës së UÇK-së.
E pas një kohe të gjatë duke pritur, ata kanë ardhur dhe bashkë me Bekimin e Ramizin kanë bërë homazhe. Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë takuar edhe babain e katër djemve, Sheremet Sejdiun.
Ndryshe, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci u kanë bërë ‘muhabet’ Vjoses e Albinit gjatë gjithë kohës sa kanë qendruar në Qirez, tek kompleksi i varrezave të dëshmorëve. Ishte më së e qartë se as Albin Kurti e as Vjosa Osmani nuk kishin qenë asnjë here në Likoshan e Qirez dhe për këtë arsye edhe u vinte zor me gjet rrugën.
Kurti dhe Omani pas homazheve kanë bërë nga një prononcim të shkurtër para gazetarëve ku kanë kërkuar që të vihet drejtësi për viktimat dhe familjarët e tyre.