Në orët e vona të së martës është shoqëruar në polici moderatori i njohur Meriton Mjekiqi, pas një mosmarrëveshje në komunikacion, shkruan lajmi.net
Lajmin e kishte konfirmuar edhe policia, ku në njoftimin e tyre kishin treguar për rastin që kishte ndodhur në ora 22:20 dhe ishin të përfshira dy vetura konkretisht drejtuesit e tyre pas një mosmarrëveshje në komunkacion.
Ai pas intervistimit u lirua, dhe këtë e bëri të ditur avokati i tij ku ndër të tjera demanton lajmet të cilat raportuan se u arrestua për gjuajtje me armë pasi ishte në arrati.
“Meriton Mjekiqi eshte i lire…
Une jam,Avokat i tij edhe,njoftoj opinionin se,nuk eshte intervistu,per kurfar gjuajtje me arme,nuk ka qene ne arrati edhe ky lloj,informimi nga mediat pa kurfar confirmimi zyrtar paraprak,eshte brengoses…
Ne kete rast eshte provokuar gazetari ne rruge edhe kjo eshte e verteta…
U dridh mali e u lind miu…”, shkruan Hoxha.
