[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Manchester City dhe Manchester United do të përballen me njëra tjetrën në kuadër të javës së 27-të në Premierligë.
Në konferencën për shtyp, menaxheri i Manchester Cityt Pep Guardiola ka njoftuar se ka një skuadër plotësisht të aftë përpara derbit, transmeton lajmi.net.
[the_ad id="78756"]
Njëri nga klubet me më së paku mungesa këtë sezon padyshim që janë Citizens.
Edhe pse disa nga lojtarët kryesorë ishin të lënduar, në fund arritën që të rikthehen shumë shpejt, pikërisht bëhet fjalë për Kevin de Bruyne dhe Sergio Agueron.
“Është mirë që shohim rikthimin e Nathan Ake. Ai mori pjesë në një nga seancat stërvitore dhe duket i gatshëm. Kemi një skuadër të plotë. Shpresoj që edhe pas ndeshjeve me kombëtare të vazhdojmë këtë gjë”, u shpreh Guardiola.