Një person është rrëzuar nga skelet derisa ishte duke punuar dhe fatkeqësisht ka humbur jetën. Rasti ka ndodhur dje në lagjen Veternik në Prishtinë, kurse rasti është konfirmuar nga raporti 24 orësh i Policisë. Ndërsa pronari i punimeve është derguar në mbajtje.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
” Lagja Veternik, Prishtinë 08.03.2021-13:14. është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa kishte qenë duke punuar është rrëzuar nga një lartësi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ekipi i urgjencës nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes është dal edhe prokurori kujdestar, me urdhër të tij trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. I dyshuari, pronar i lokalit pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]