Sonte rikthehet Champions League me dy ndeshjet e kthimit në mes Borussia Dortmund – Sevilla e cila në ndeshjet e parë perfundoi 2-3 në të mirë të Dortmundit, dhe Juventus – Porto ku ndeshja e parë perfundoi 2-1 në të mirë të Portos. Dormund dhe Sevilla të dyja vijnë nga humbjet në ligat e tyre, mirëpo skuadra spanjolle në 5 ndeshjet e fundit ka krizë të rezultateve, dhe në këtë takim nuk shihet si favorit pasi ka disavantazh të formës dhe ka pësuar 3 gola si vendas qka i vështirëson punët sonte.
Kurse Porto udhëton për në Torino ku ka në favor rezulatin, edhe pse të dyja skuadrat janë duke zhvilluar lojë me rezultate të mira, Juventus ka mungesa të rëndësishme në këtë takim ku kryesoret janë në sulm ajo e Dybalas dhe në mbrojtje e De Light.
E cila nga këto dy takime do të kalojë në fazën tjetër do ta mësojmë nga ora 21:00, ku do të fllojnë të dyja.

