Legjenda braziliane, Robinho ‘poshtëroi’ dhe ‘nënçmoi’ një grua shqiptare dhe ishte pjesë e grupit që u përfshin në përdhunimin e saj.
Gjykatësit e Gjykatës së Apelit të Milanos që gjithashtu mësuan se ish ylli i Manchester Cityt, provoi të mashtronte hetuesit e rastit duke iu ofruar para, transmeton lajmi.net.
Robinho e përdhunoi shqiptarin në ditëlindjen e saj të 23-të në një klub të natës në Milan në vitin 2013, kur sulmuesi ishte pjesë e “Rossonerëve”.
Robinho dhe pesë të tjerë u shpallen fajtor në vitin 2017, por braziliani pastaj mohoi akuzat dhe apeloi vendimin.
Sipas G1 Globo, vendimi i fundit në gjykatë ishte që pas apelit të paraqitur, vendimi përfundimtar t’i takojë gjykatës më të lartë të apelit në Itali.
Dënimi i është konfirmuar nga gjykata e Apelit ndërsa sipas, media italiane, Gazzetta dello Sport, ish sulmuesi i Realit ka 45 ditë kohë që ta apelojë sërish vendimin.
Ndërkohë, Robinho kishte pranuar se kishte kontakte me gruan në fjalë, por e quajti konsensuale. Ai gjithashtu pretendon se miqtë e tij kishin kryer marrëdhënie seksuale me gruan, por pastaj tha se nuk mund të flasë për ta.
Deklarata e shqiptares në fillim ishte që ajo ishte nën efektin e alkoolit, andaj nuk e ka ditur se çfarë ka bërë dhe Robinho me miqtë e tij kanë përfituar nga rasti, duke e përdhunuar.
Por, futbollisti brazilian është shprehur ndryshe, ngase kishte deklaruar se vajza e kishte njohur kush ishte dhe që nuk ishte nën ndikimin e alkoolit.
Kujtojmë se Robinho nënshkroi kontratë me Santos me pagë 50 euro në javë, por pastaj kur u konfirmua nga gjykata se hetimet janë duke vazhduar, klubi brazilian e largoi.