Llapi dhe Drenica ka përfunduar pa fitues pas gjashtë golave të shënuar, derisa nuk ka pasur fitues as në Mitrovicë mes Trepça-89 dhe Feronikeli, ndeshje të vlefshme për xhiron e 24-të në Superligën e Kosovës.
Llapi dhe Drenica ishte ndeshje interesante që përfundoi me rezultat të barabartë 3 – 3, shkruan lajmi.net.
Ishte Arbnor Ramadani që me një supergol realizoi për shifrat 1 – 0.
Mysafirët u kthyen në lojë përmes Gjonit që barazoi në momentet e fundit të pjesës së parë (45+3), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
Në pjesën e dytë, Drenica ishte më agresivë dhe gjeti golin e epërsinë përmes Kreshnik Ukës (56′), kurse fitoren e vulosi Dionis Cikani (75′).
Llapi u rikthye në lojë duke ngushtuar epërsinë përmes Engjëll Hotit (82’), derisa Ahmed Januzi barazoi shifrat në fund (88’).
Pas këtij barazimi Llapi renditët në pozitën e shtatë me 27 pikë, derisa Drenica në pozitën e nëntë me 25 sosh.
Ndërsa, në ndeshjen e zhvilluar në Mitrovicë, Trepça ’89 dhe Feronikeli kanë ndarë pikët.
Dy skuadrat zhvilluan lojë ofensivë, por assesi s’ia dolën t’i konkretizojnë rastet duke e mbyllur ndeshjen me rezultat siç nisi.
Trepça ’89 mban pozitën e pestë me 32 pikë, derisa Feronikeli në të gjashtën me 28 sosh.