Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Priten tërheqje të njohjes së Kosovës

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Mediat serbe kanë shkruar se pritet tërheqja e njohjve të shtetit të Kosovës nga Egjipti dhe katër shtete tjera nga Kombet e Bashkuara.

    Egjipti së shpejti mund ta publikojë njoftimin me të cilin konfirmon se nuk e ka njohur Kosovën, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

    [the_ad id="78756"]

    Sipas tyre, vendimi nga Egjipti do të pasohet edhe me katër shtete nga Kombet e Bashkuara e ato janë Peruja, Republika Dominikane, Antigua dhe Omani, statusi i të cilëve karshi njohjes së Kosovës nuk është i qartë edhe pse Prishtina zyrtare i trajton si njohje.

    “Në mënyrë që njohja e një shteti të jetë e pranuar ndërkombëtarisht duhet të ekzistojë një akt shtetëror i njohjes dhe nuk është i mjaftueshëm vetëm njoftimi”, deklaroi diplomati i pensionuar, Zoran Milivojeviq.

    Ai ka theksuar se në mënyrë që një shtet të jetë i njohur, duhet të ekzistojë procedura me të cilën një shtet e njeh një shtet tjetër, e ajo procedurë duhet të jetë e qartë dhe nënkupton ekzistimin e një dokumenti valid.

    “Nëse kjo nuk ekziston, atëherë në kuptimin e së drejtës nuk mund të konsiderohet si njohje”, u shpreh ai.

    Milivojeviq thekson se shtetet të cilat nuk kanë vepruar në këtë mënyrë, janë shtete që nuk e kanë njohur Kosovën në të drejtën ndërkombëtare.

    Me fjalë të tjera nëse nuk ekziston një akt formal – sipas Sputnik – nuk mund të bëhet fjalë për një njohje në kuptimin formal dhe të drejtës ndërkombëtare.

    Sipas mediave serbe, gjatë periudhës 2018/19, 17 shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës, në mesin e tyre Burundi, Lesoto, Sao Tome dhe Principatet, Surinamet, Liberia, Guinea e Re, Komonvelt Dominika, Grenada, Guinea Bisao, shteti i Komoreve, Ishulli i Solomonit, Madagaskari dhe Palau.

    Andaj, sipas mediave serbe deri tani nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, 95 shtete nuk e njohin Kosovën, 93 e njohin kurse pesë shtetet e përmendura kanë qëndrim të abstenimit.

    Omani që nuk e ka njohur Kosovën prap voton në favor të Kosovës.

    Kujtojmë, që më 4 shtator të vitit 2020, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen e normalizimit ekonomik me njëra-tjetrën të ndërmjetësuar nga Shtëpia e Bardhë, më saktësisht prezent në nënshkrimin e kësaj marrëveshje ishte edhe ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

    Në bazë të kësaj që kanë shkruar mediat serbe del që po shk.elet pika e marrëveshjes, e cila flet pikërisht për çnjohjet:

    Kosova (Prishtina) do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare.

    Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur.

    Të gjitha marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë, bënë të ditur lajmi.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.