[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Dy burra u kapën duke kontrabanduar ar dhe para në një aeroport, të cilat i kishin fshehur nën paruke.
Sipas medieve të huaja, të dyshuarit Magroob Akbarali dhe Zubair Hassan Rafiyutheen, u ndaluan teksa po largoheshin nga aeroporti të dielën, për shkak të modelit të dyshimtë të flokëve.
[the_ad id="78756"]
Zyrtarët më pas e zbuluan që ata të dy kishin vënë paruke, si dhe kishin fshehur dy pako ari me peshë prej 698 gramësh.
Në pamjet e mëposhtme, zyrtarët mund të shihen duke hequr flokët e rremë për t’i zbuluar pakot e zeza të mbushura me para, dhe ari ngjitur në kokat e dy burrave. Ari është gjetur gjithashtu edhe në çorapet e tyre.
Të dy u arrestuan në terminalin e aeroportit të Chennait në Indi.


