Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në Runikë të Skenderajt, ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Lajmin e ka konfirmuar Kryetari Bekim Jashari.
Xh.H është viktimë e këtij aksidenti që ka ndodhur në rrugën Runik – Klladernicë, përkatësisht në kufirin Kostërc – Klladernicë.
Njoftimi i plotë:
Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, u informova që sonte ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor në rrugën Runik – Klladernicë, përkatësisht në kufirin Kostërc – Klladernicë, me ç‘rast një person me iniciale Xh.H ka humbur jetën ndërsa një tjetër është lënduar rëndë. Ekipet mjekësore nga QKMF Skenderaj, me marrjen e informatës kanë reaguar menjëherë duke shkuar në vend të ngjarjes dhe dhënë ndihmën e parë për personat e lënduar.
I lënduari që ka mbijetuar, pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Gjendja e tij shëndetësore fatkeqësisht është e rëndë.
Në emër të komunës së Skenderajt dhe në emrin tim personal shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hasani nga fshati Klladernicë.
Njëkohësisht bëj apel tek të gjithë qytetarët që të shtojnë kujdesin gjatë vozitjes në komunikacion.