[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Për 22 vjet, që nga masakra e forcave serbe në Rezallë të Skenderajt, Mehdi e Enver Zabeli homazhet i bënin përskaj varreve të zbrazura.
Dy familjarët e tyre që ishin në mesin e 98 të vrarëve të kësaj masakre, diheshin të zhdukur deri më sot.
[the_ad id="78756"]
Pikërisht në 22 vjetorin e masakrës, atyre u erdhi lajmi se janë identifikuar trupat e Shefqet dhe Sadri Zabelit, të gjetur më herët në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë.
I biri i Sadriut dhe nipi i Shefqet Zabelit rrëfyen se si e morën lajmin dhe si e pritën atë.
Por, që të dy sikur edhe të mbijetuarit e tjerë të kësaj tragjedie, janë të zhgënjyer me organet e rendit, të cilët veç që nuk kanë sjellë akoma drejtësi, as nuk kanë intervistuar asnjëherë ndonjë dëshmitar.