Mustafi pritet të largohet në janar nga Arsenali.
Shkodran Mustafi me gjasë do të largohet nga Arsenali para se t’i skadojë kontrata. Mbrojtësi shqiptar me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, por që e përfaqëson Gjermaninë, ka shumë mundësi të largohet nga gjiganti anglez qysh në afatin kalimtar të janarit.
Mediat në Angli po raportojnë se Arsenali është i gatshëm ta shesë kartonin e futbollistit 28-vjeç qysh në afatin kalimtar të dimrit. Mustafi ka kontratë me Arsenalin deri në qershorin e vitit të ardhshëm, por vazhdimi i saj duket i pamundur. Ai iu kishte bashkuar Arsenalit në vitin 2016 kur ishte transferuar nga Valencia.
Dhe, pikërisht Valencia është e interesuar për ta rikthyer ish futbollistin e Sampdorias, i cili po luan pak me Arsenalin në Premierligë.