Ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare Rifat Ibishi nga Fshati Qirez i Komunës së Skënderajt. Rifati përveç që shquhej për veprimtarin e tij në levizjën paqësore të viteve 90’ta ai një kontribut të madh e ka dhënë edhe në pajtimin e gjaqeve të asaj kohe, shkruan rajoni.org.
Me herët i ndjeri ishte profesor në Gjimnazin “Ramiz Sadiku tani Hamëz Jashari”, ndërsa se voni ishte pënsionuar nga qëndra për punë sociale në Skënderaj ku kishte punuar që nga viti 1985 .
Rifati sipas familjarëve ka ndrruar jetë nga pasojat e sëmundjes Covid të cilin e kishte kaluar kohë më parë.
Njoftimi për vdekjen e tij është bërë nga familjarët e Rifatit.
Postimi i plotë:
Njoftim
Njoftojmë familjarët miqtë dhe shokët se me datën 07/05/21 ne ora 03:00 ndërroi jetë babai ynë Rifat Ibishi pusho ne paqe babi.
Varrimi behet sot ne ora 18:30 ne fshatin Qirez.
