Bukuroshja është distancuar tërësisht nga vëmendja e publikut duke iu përkushtuar vetëm familjes dhe është mjaft e rezervuar për jetën e saj personale.
Para pak kohësh u zbulua se bukuroshja u bë nënë për herë të katërt para disa muajsh, edhe pse për këtë lajm e ka mbajtur në privatësi të plotë.
Ditën e sotme, Zana ka bërë një përjashtim duke publikuar në Instagram një video me të katër fëmijët.
Dhe me këtë rast, Zana ka zbulur se fëmija i katërt është vajzë teksa vogëlushët luajnë së bashku në oborrin e shtëpisë.
“Mami i ëngjëjve të vegjël. Ju dua bebet e mia”- shkruan Zana duke uruar Ditën e Nënave.
Kohë më parë, Zana u rikthye përmes syrit të fotografit shqiptar, Artan Korenica. Ai ka ndarë në Instagram disa foto të saj, ku duket se vitet nuk e kanë ndryshuar aspak.
Këto fotografi na kthyen të gjithëve ne pas në kohë kur vlerësohej bukuria natyrale mes modelve. Por përveç nesh edhe Arbana Osmani është bërë nostalgjike dhe ka kujtuar një nga momentet e rralla që ka ndarë me Zana Krasniqin.
Moderatorja publikoi në Instagram një foto të realizuar rreth 15 vite më parë, kur Zana ishte në qendër të vëmendjes mediatike. Arbana ka treguar se ajo ka qëndruar në një dhomë hoteli me Zanën dhe në foton e vjetër të dyja shfaqen shumë të lumtura bashkë.