Shumë pretendent politik e jo politik tanimë kanë shpallur kandidaturat e tyre, njëri nga ta është edhe nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku që pretendon ta udhëheq Komunën e Skenderajt në katër vitet e ardhshme.
Për Sami Lushtakun ka pasur dilema se a do të mund të garoj në këto zgjedhje duke aluduar se ka denim në tre vitet e fundit, mirëpo ky ka mohuar një gjë të tillë.
“PDK e publikon kanidaturen timë, une asnjë denim nuk e kamë”, tha Lushtaku për t7, transmeton rajoni.org.
Sipas ligjit për zgjedhje do t’iu pamundësohet kandidatëve që janë të denuar në tre vitet e fundit që të garojnë në zgjedhjet lokale
Kujtojmë që nga ky ligj i’u pamundesua kandidimi mbi 40 kandidatëve për deputet në zgjedhjet nacionale.
A po i pamundësohet kandidatura Sami Lushtakut?