Kryetari i qendrës së Levizjës Vetëvendojse në Skenderaj, Hysni Mehani, sot më anë të një statusi në facebook ka thënë se në Komunën e Skënderajt po behët krim me pronat publike dhe së ky krim ka emër, 21{2cd75d29b0065768b87dca9978075f035977214260c765162036d495ebf5f2ca} e investimit, shkruan rajoni.org.
“Krimi me pronat publike ka emër, quhet: 21{2cd75d29b0065768b87dca9978075f035977214260c765162036d495ebf5f2ca} e investimit. Shembull: komuna kishte ofruar tokë në vlerë 2.5 milionë për ndërtimin stacionin e autobusëve. Investitori ofroi 1 milion euro investime. 21{2cd75d29b0065768b87dca9978075f035977214260c765162036d495ebf5f2ca} i një (1) milionëshit është 210 mijë euro. Pra, një tokë (pronë) që sot vlen 2.5 milionë, do të jepëj në shfrytëzim për 210 mijë euro për 99 vite! A nuk është ky krim?! Fatmirësisht për inate politike kjo pronë nuk u dha”, ka shkruar Mehani.
Tutje Mehani përveç argumenteve të cilat i ka paraqitur ai ka thënë së Komisioni Vlerësues i Komunës se Skënderajt po kërkon partnerë në krim.
Postimi i plotë i Mehanit në facebook:
Insistimi në gabim, bëhet krim!
Propozimin për dhënien e pronës për 99 vite, të cilën ditë më parë e pata problematizuar, kuvendi komunal me të drejtë e hodhi poshtë në seancën e kaluar. Tash, komisioni që kishte shkelur procedurat, duke mos gjetur bazë ligjore në ligje, thirret në vendime të kuvendit komunal dhe në kthimin e ligjshmërisë nga MAPL. Së pari, edhe vendimet e kuvendit komunal janë marrë duke u thirrur në bazën ligjore të gabuar. Zaten për atë kuvendi ka votuar KUNDËR. Së dyti, ligjshmëria nga MAPL përbën një “OK” për të filluar procedurat, por kurrsesi nuk mund të bëhet vetë procedurë.
Në fakt, komisioni në fjalë kërkon partnerë në krim. Fajtorë janë kuvendi komunal që ka votuar e MAPL që e ka kthyer ligjshmërinë. – nënkupton komisioni. Pra, gjenë bashkëfajtorë.
Logjika: pas gabimit e fshehim gabimin!
Abstrahojmë anën procedurale, të cilën zyrtarët komunalë e kanë shndërruar në katrahurë.
I kthehemi çështjes;
Ligji NR. 06/L-092, dhe rregullorja NR. 09/2020 që rregullojnë dhënien e pronave të paluajtshme në shfrytëzim, në asnjë pikë të vetme nuk e potencojnë që prona komunale mund të jepët në shfrytëzim për 99 vite në këmbim të 21{2cd75d29b0065768b87dca9978075f035977214260c765162036d495ebf5f2ca} të investimit në ato prona. Në asnjë pikë të vetme.
Sidomos jo, për ndërtimin e banesave. Ligji NR. 06/L-092 në nenin 19, pika 5, shprehimisht thotë: “E drejta e shfrytëzimit të pronës së paluajtshme nuk mund të bartet në shfrytëzim te personat e tretë.” Më qartë se kaq nuk bëhet. Nuk mund të bartët as në shfrytëzim, se lëre më të shitet prona komunale. Pra, nuk mundet që komuna t’ia japë pronën një investitori për 99 vite, dhe, ai investitor të ndërtojë banesa e t’i shes ato banesa tek palët e treta. Nuk mundet. Nuk lejon ligji që në kurriz të pronave publike të bëhen milionat.
Komuna nuk është AKP që privatizon tokat për 99 vite. Ajo çfarë po bën komuna me këto prona është privatizim! Jo dhënie në shfrytëzim! Komuna ka të drejtë vetëm ta japë në shfrytëzim pronën publike, edhe atë, atëherë dhe vetëm atëherë, kur vlera e pronës së paluajtshme që jepët në shfrytëzim do të rritet.
Ka ndryshuar legjislacioni; Ligji i ri NR. 06/L-092 mban datën 25.03.2019, ndërsa rregullorja NR. 09/2020 mban datën 10 gusht 2020.
Unë e di që qeverisjet e kaluara në emër të 21{2cd75d29b0065768b87dca9978075f035977214260c765162036d495ebf5f2ca} për investime janë bërë milionerë. Por, kjo mënyrë e të vepruarit do duhej të i takonte një qeverisje me mentalitet të së kaluarës, jo të përqafohej edhe nga qeverisja aktuale. Kjo mënyrë e të vepruarit, ka bërë që dy çerdhet të cilat po ndërtohen aktualisht, njëra me financimin e BE-së dhe tjetra më 80{2cd75d29b0065768b87dca9978075f035977214260c765162036d495ebf5f2ca} investimit nga ministria e 20{2cd75d29b0065768b87dca9978075f035977214260c765162036d495ebf5f2ca} nga komuna të ndërtohen në oborre të shkollave.
Krimi me pronat publike ka emër, quhet: 21{2cd75d29b0065768b87dca9978075f035977214260c765162036d495ebf5f2ca} e investimit. Shembull: komuna kishte ofruar tokë në vlerë 2.5 milionë për ndërtimin stacionin e autobusëve. Investitori ofroi 1 milion euro investime. 21{2cd75d29b0065768b87dca9978075f035977214260c765162036d495ebf5f2ca} i një (1) milionëshit është 210 mijë euro. Pra, një tokë (pronë) që sot vlen 2.5 milionë, do të jepëj në shfrytëzim për 210 mijë euro për 99 vite! A nuk është ky krim?! Fatmirësisht për inate politike kjo pronë nuk u dha.
E, megjithatë, në rastin e stacionit të autobusëve, komuna do të kishte sadopak interes, sepse do të mund të gjeneronte të ardhura nga 21{2cd75d29b0065768b87dca9978075f035977214260c765162036d495ebf5f2ca} i fitimeve të investitorit, plus që do të hapej ndonjë vend i punës.
Në rastin kur prona jepët për banesa, krejt çfarë mund të nxjerr komuna është 21{2cd75d29b0065768b87dca9978075f035977214260c765162036d495ebf5f2ca} i investimit fillestar dhe pastaj prona do të vdiste për 99 vitet e ardhshme.
Për të mos ndodhur kjo, pra, për të mos lejuar vdekjen e pronës publike: Rregullorja Nr. 09/2020 ka përcaktuar kriteret për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës;
neni 20,
pikat – (kriteret);
1.1.1 Vlera e investimit;
1.1.2 Numri i të punësuarve nga investimi;
1.1.3 Lloji i investimit që është me interes publik me prioritet për komunën;
1.1.4 Përfitimi financiar dhe ekonomik i komunës;
● Vlera e investimit. Nëse vlera e investimit do të jetë pak mbi 1 milion euro, dhe investitori do të ofrojë 24{2cd75d29b0065768b87dca9978075f035977214260c765162036d495ebf5f2ca} të investimit. Komuna do të përfitonte rreth 250 mijë euro për 10 ari tokë. Pra, komuna do ta shiste arin e tokës nën vlerën reale. Investitori me 3-4 lokale në katin përdhese do të nxjerrte vlerën që ia jepë komunës në ndërkohë që do të vazhdonte edhe 7 – 8 kate të tjera ndërtim.
● Numri i të punësuarve. Numri i të punësuarve është zero (0). Kur prona jepët për banesa s’ka vende të punës. Komisioni për të kamufluar këtë kriter kishte kërkuar nga investitori numrin e të punësuarve në ATK. Në realitet kriter është numri i të punësuarve nga prona që jepët në shfrytëzim. Sa vende pune do të hapen në atë pronë? Zero (0). Edhe ndryshimi i tashëm është kozmetik.
● Lloji i investimit që është me interes publik me prioritet për komunën;
Interesi publik është kur ndërtohen: shkolla, çerdhe, spitale, fabrika, palestra sportive, parqe publike e të ngjashme. Në rastin konkret asnjë nga këto nuk vlejnë. Interesi është i investitorit. Pra, është privat.
Më qëllim, atë që quhet: Lloji i investimit që është me interes publik me prioritet për komunën, komisioni e deformon në: çmimin më të lartë për komunën.
I dashur komision, jo çmimin ma të lartë për komunën, por interesin publik me prioritet për komunën.
● Përfitimi financiare dhe ekonomik i komunës:
Komuna do të përfitonte më pak se çereku i investimet që do të bëhej në atë pronë, dhe me ato mjete do të paguante pak më shumë se gjysmën e dënimeve që i janë shqiptuar komunës për vitin paraprak.
■ Çfarë duhet bërë?
Prona publike duhet të mbrohet, sepse mund të na duhet ne dhe atyre që vijnë pas nesh. Një pronë që sot shitet për 200 mijë euro, pas 2 muajve nuk mund të blihet as më 2 milionë euro.
Harta zonale duhet të rishikohet, kjo hartë rehabiliton të gjitha krimet urbanistike që nga pas lufta por edhe më herët.
■ Përfundimisht duhet të vëjmë publiken para privates. Sepse, publikja na bën të gjithëve të pasurë. Privatja i bën vetëm disa të pasurë.