[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës mbyllën sot fushatën zgjedhore.
Me këtë rast, simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës u ndanë në grupe në mes të sheshit të Podujevës për të përkrahur të preferuarit e tyre.
[the_ad id="78756"]
Këtë e bënë duke brohoritur emrat e tyre, por simpatinë politike nuk hezituan ta shfaqin edhe kur u përleshën fizikisht mes vete.
Megjithatë, krejt ndryshe e pati mbylljen e fushatës Partia Demokratike e Kosovës.
Kandidati i kësaj partie, Naim Fetahu, shkoi në heshtje zgjedhore përmes një konference për media ku edhe kërkoi për të fundit herë votën e qytetarëve, para se të dielën e 29 nëntorit llapjanët të vendosin për atë që do t’i udhëheqë.