Ka 10 muaj që Bedri Nika, Kryetari i Degës së LKD-së në Drenas, shfrytëzon byfenë që gjendet në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme pa paguar asnjë cent.
Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Drenas, Bedri Nika, është arrestuarve të enjten si i dyshuar për pastrim të parave.
Sipas Prokurorisë Speciale, ai dyshohet se ka kryer veprat penale “Pastrim i parasë” “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.
Gazeta Insajderi, merr vesh nga burime të saj, se ka 10 muaj që Nika e shfrytëzon byfenë, që ndodhet në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, pa pasur kontratë valide.
Sipas këtyre burimeve, përveç objektit Nika e shfrytëzon rrymën, ujin, invertarin pa paguar asnjë centë për to.
Gjithashtu, bëhet e ditur se pavarësisht se nuk paguante për qira dhe shpenzime të tjera, Nika ia dërgonte Ministrisë së Punëve të Jashtme çdo muaj një faturë në vlerën 500 euro për konsumimin e makiatove. Zyrtari i arrestuar i LDK-së ka 10 muaj që e shfrytëzon byfenë e MPJ-së pa paguar qira