Bordi i ri i Postës së Kosovës pritet të mblidhet gjatë ditës së sotme.
Në këtë mbledhje e cila pritet të mbahet në orën 13:00, do të shkarkohet, drejtori i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi.
Gazeta Infokus ka kontaktuar me Smakiqin por i njëjti ka thënë se nuk ka marrë asnjë ftesë për lirimin e postit.
Ndonëse ende nuk është marrë një vendimi i tillë, ai ka thënë se nuk do ta liroi detyrën e kryeshefit ekzekutiv.
“ Mbledhja është në orën 13:00, agjenda është shqyrtimi i pozitës, nuk ka ndonjë gjë tjetër. Mundeni me kontaktu kryesuesin. Nuk e liroi unë pozitën, unë jam duke punu, sapo e nënshkruajta një kontratë më Stacionin e Autobusëve, jam duke punuar shumë’, ka thënë Smakiqi për Infokus.
Kujtojmë që Smakiqi ishte emëruar ushtrues i drejtorit të Postës në mars të këtij viti nga bordi i atëhershëm.
Smakiqi para se të ushtronte këtë detyrë ishte Drejtor i Drejtorisë për Çështje Ligjore në këtë institucion.