Kryetari i degës së PDK në Drenas, Sejdi Hoxha, nuk e ka folur asnjë fjalë lidhur me zhvillimet e fundit në degën e PDK në Drenas. Kryesia e degës vazhdon ta kundërshtojë kandidaturën e Ramiz Lladrovcit dhe ka në ‘xhep’ emrin e kandidatit të vet për kryetar të Drenasit, derisa kryetari i degës heshtë dhe nuk e flet asnjë fjalë.
Ai e di që shumica e anëtarëve të kryesisë së degës së PDK-së dhe nëndegët kanë nënshkruar një peticion, me anë të cilit i kërkohet qendrës që të mos e kandidojë Ramiz Lladrovcin. Për degën e PDK-së flet Labinot Halilaj, një përkrahës i Ramiz Lladrovcit, derisa kryetari i degës së PDK-së nuk thotë asgjë.
Halilaj thotë se dega është pajtuar me qendrën që ta mandatojë Ramiz Lladrovcin, ndërsa tre nënkryetarët dhe sekretari i degës së PDK e thonë të kundërtën, se nuk është vendosur asgjë dhe se kryesia e degës së Drenasit nuk është pajtuar që Ramizi të jetë kandidat. Siç kanë thenë këta të fundit, gjithçka mbetët të vendoset në ditët në vijim.
Në degën e PDK-së në Drenas i kanë thenë gazetës online Vision Mega, se derisa në Drenas ‘thyheshin shtizat’, kryetari i degës, Sejdi Hoxha, ndodhej diku në Shqipëri.