Gentjan Mezani ka dhënë dorëheqje nga Sport Club “Gjilani. Skuadrën në vazhdim ta drejtojë drejtori sportiv i klubit, Sallah Sherifi.
Vendimi i Mezanit erdhi pas humbjes së djeshme në derbin kundër Dritës (2:3), Ai u vlerësua përgjegjës për këtë humbje nga shumë tifozë e analistë, pasi kur skuadra e tij ishte në epërsi 2:1, ai kreu tri zëvendësime në repartin sulmues dhe kësisoj Drita arriti që në minutën e fundit të përmbysë rezultatin.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e klubit:
Pas ndeshjes derbi të zhvilluar dje, sot kryesia e klubit mbajti takim së bashku edhe me trajnerin Gentian Mezani, ku u analizua rrjedha e deritanishme e kampionatit.
Pas insistimit të trajnerit kryesia e klubit pranoi dorëheqjen e ofruar nga Gentian Mezani, i cili edhe në periudhen kur mungoi për shkaqe familjare, kishte ofruar dorëheqje por që nuk ishte pranuar.
SC Gjilani e falemnderon shumë trajnerin Mezani për punën dhe rezultatet e arritura së bashku në kampionatin e kaluar. Klubi i dëshiron suksese në karrierë Gentjan Mezanit.
Ekipin në ndeshjet në vazhdim do ta udhëheq Drejtori Sportiv Sallah Sherifi.