[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Milot Rashica e ka pësuar një lëndim gjatë një seance stërvitore me shkuarën e vet Werder Bremen të martën.
Klubi i Bundesligës njoftoi se përfaqësuesi i Kosovës u detyrua ta ndërpresë në gjysmë ushtrimet dhe të largohet nga qendra stërvitore për shkak të një dëmtimi.
[the_ad id="78756"]
Ai raportohet ta ketë lënduar kofshën gjatë një dueli në një ndeshje përgatitore në ushtrimet e së martës.
Ylli kosovar është larguar nga stërvitja me makinën e stafit mjekësor të skuadrës gjermane.
Rashica ka pësuar lëndim në kofshe dhe është dërguar menjëherë për analiza më të qarta rreth këtij lëndimi.
24-vjeçari mund të mungojë në ndeshjen e fundjavës kundër Stuttgartit në Bundesligë.