Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Torturë e trajtim çnjerëzor nga Njësia Speciale e Policisë në Prizren ndaj qytetarëve duarlidhur

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Më 16 korrik 2020, Njësia Speciale e Policisë në Prizren gjatë një aksioni policor në qendër të qytetit, arrestoi pronarin e një lokali bashkë me dy djemtë e tij dhe një punëtor, të cilët duarlidhur u transferuan me furgonin policor në Stacionin Policor në Prizren.

    Kjo ngjarje ishte filmuar pjesërisht nga familjarët e të arrestuarve.

    [the_ad id="78756"]

    Asokohe kjo ngjarje ishte perceptuar si veprim i ligjshëm i Policisë, ndërkaq të arrestuarit ishin trajtuar si të dyshuar për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “pengim i personit zyrtar”.

    Mirëpo, ajo çfarë u pa në publik nuk pasqyroi as për së afërmi të vërtetën e asaj çfarë ndodhi gjatë transportit të të arrestuarve për në stacionin policor dhe brenda tij.

    Gazeta Sinjali ka siguruar dëshmi ekskluzive të cilat provojnë torturën dhe trajtimin çnjerëzor që përjetuan Imer Kukaj, 59-vjeçar me dy djemtë e tij, Lirim Lukaj dhe Erion Kukaj, si dhe punëtori i lokalit, Nuel Dushi.

    Në materialet e siguruara nga Sinjali pasqyrohet dhuna e ushtruar nga rreshteri Sami Hoti dhe kolegët e tij, derisa katër personat e prangosur transferoheshin me furgonin e Njësisë Speciale për në stacionin policor në Prizren. Hoti me kolegët e tij përveç që treguan muskujt ndaj qytetarëve duarlidhur, ata pareshtur i fyen e i poshtëruan, duke iu kërkuar edhe që të rriheshin “fer”.

    Gazeta Sinjali ka mësuar se ky rast ishte denoncuar nga të dëmtuarit në Inspektoratin Policor të Kosovës dhe të njëjtat materiale i janë dorëzuar hetuesit kompetent, mirëpo eshë sot e kësaj dite nuk është ndërmarrë asnjë veprim ligjor ndaj zyrtarëve policorë, të cilët vazhdojnë të jenë pjesë e Njësisë Speciale të Policisë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.