[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Mbyllen sot ndeshjet e parafundit të fazës së grupeve të Champions League. Myrto Uzuni me Ferencvaros zbret në fushë në mbrëmje dhe përballë do të jetë Barcelona, pa Leo Messin. Edhe Lazio e Strakoshës e Muriqit luan sonte. Kryeqytetasit sfidojnë Borussia Dortmund në Gjermani.
Supersfida e mbrëmjes është padyshim ajo mes Manchester unitet dhe PSG në “Old Trafford”, por nuk mbetet shumë pas as ajo mes Chelseas dhe Sevillas në “Stamford Bridge”.
[the_ad id="78756"]
Juventus zbret gjithashtu në fushë dhe ndeshet me Dynamo Kiyv. Bardhezinjtë dhe Barcelona janë kualifikuar për në fazën tjetër dhe diskutojnë vendin e parë në grup. Në orën 18:55 do të luhen vetëm dy ndeshje. Basaksehir pret në Turqi gjermanët e Leipzig dhe Krasnodar luan në Rusi ndaj Stade Rennais.