Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Veliu tregon se a do ta pranojë LDK-ja kërkesën e PDK-së për postin e presidentit

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu ka komentuar deklaratën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se ky subjekt politik nuk i jep vota askujt tjetër që vjen nga partitë në pushtet.

    Veliu, ka thënë se të gjitha çështjet do të diskutohen në forumin e kësaj parite, për çka siç ka thënë ai, dalin me vendime.

    [the_ad id="78756"]

    “LDK-ja çdo situatë që krijohet e diskuton në forum edhe pas vendimit në forum deklarohet”, ka thënë Veliu.

    Veliu nuk ka dashur të komentojë se a pritet që kjo parti t’i japë dritën e gjelbërt Partisë Demokratike e Kosovës që posti i presidenti t’i takojë kësaj të fundit.

    “Nuk kam se çka të shtojë në lidhje me këtë”, ka thënë Veliu, për Gazetën Blic kur është pyetur se a do ta pranojë këtë “kusht” LDK-ja.

    Ndërkohë, UD. i Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se ky subjekt politik nuk i jep vota askujt tjetër që vjen nga partitë në pushtet.

    Hoxhaj, në një konferencë për media të mërkurën ka thënë se PDK-ja mbetet në opozitë, por do të përfshihet në temën e zgjedhjes së presidentit të ri.

    “Që ta kuptoni drejt qasjen tonë. PDK-ja është në opozitë, mbetet në opozitë, por janë 4-5 tema të cilat janë të karakterit nacional, ku kërkohet konsensus nacional. Një temë e tillë është edhe kjo pakoja e rimëkëmbjes ekonomike. Një temë e dytë është edhe zgjedhja e presidentit… Presidenti është president edhe i opozitës dhe i gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Hoxhaj.

    “Por në atë rast kur kërkohen votat e PDK-së, edhe kandidati duhet të jetë i Partisë Demokartike të Kosovës”, ka theksuar ai.

    Ndryshe, për postin e presidentit nuk janë duke lëshuar pe as nga partia e AAK-së.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.