Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Pamje Ekskluzive: Biznesi në Drenas sulmohet me Molotov e armë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Në emisionin “Kallxo Përnime” janë shfaqur pamjet e hedhjes së shisheve të benzinës apo Molotovëve në pronën komunale, ku kompania “IP-KOS” është duke e ndërtuar një pikë karburanti pasi që pronën komunale e ka marrë në shfrytëzim nga Komuna e Drenasit.

    Së paku 3 herë me radhë në atë pronë ishin gjuajtur koktej Molotovi gjatë një nate.

    [the_ad id="78756"]

    Përveç hedhjes se Molotovëve dikush aty kishte gjuajtur edhe me armë zjarri.

    Shenjat kanë mbetur mbi rezervuarin e derivateve të kompanisë.

    Emisioni kishte provuar të marrë përgjigje nga Policia se a ka të dyshuar lidhur me këtë rast por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

    Kompania pretendon se gjatë një nate aty u gjuajtën 5 shishe me benzinë dhe herën e pestë kur është gjuajtur prezent kanë qenë edhe zyrtarët policorë.

    “Tash aty atë ditë janë hedhur 5 shishe me benzinë, herën e fundit kur kanë gjuajtë, kanë qenë aty edhe Policia”, ka thënë Burim Leci, drejtori i kësaj kompanie.

    Përveç gjuajtjeve me armë, hedhjes së Molotovit, për ngjarjet e fshatit Arllat u suspenduan nga puna nënkoloneli i Policisë Valdet Bujupi e po ashtu u suspenduan edhe 2 zyrtarë policorë.

    Inspektorati Policor i Kosovës më 17 qershor të këtij viti kishte njoftuar për suspendimin e këtyre 3 zyrtarëve policorë.

    “Hetuesit e IPK-së janë duke hetuar një rast ku të dyshuar janë tre zyrtarë policorë (një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit, një rreshter policor dhe një zyrtar policor) me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës dhe autoritetit zyrtar”. Bazuar në hetimet e deritashme ekziston dyshimi se zyrtarët policorë nuk kanë raportuar prova dhe fakte për të cilat ata kanë rënë në dijeni gjatë kryerjes së detyrës zyrtare lidhur me një punishte në Drenas”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.