Kroati 33-vjeçar, Mate Rimac, është pronari i kompanisë kroate Rimac Automobili që sot bleu pronësinë e gjigantit një shekull të vjetër, Bugatti.
Themeluesi 33-vjeçar i Rimac ka marrë kontrollin e kompanisë së re si drejtues i saj, me modele krejt të reja hibride dhe EV Bugatti që do të dalin në 2030.
Duhet theksuar se Rimac në vitin 2009 ishte i vetmi punëtor në kompaninë e tij që operonte me vetëm një garazhë të vogël, ndërsa sot kroati ka prezantuar fabrikën e tij të re me 100,000 metra katrorë e cila do të kushtojë hiç më pak se 200 milionë euro.
Ndërsa, gjatë viteve të shkollës së mesme, Rimac u shqua duke fituar konkurse lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare për elektronikë dhe inovacion.
Në moshën 19 vjeç, Rimac filloi të shndërrojë një BMW 3-Seri të vjetër 1984 në një veturë elektrike në garazhin e tij e cila theu disa rekorde botërore për vetura elektrike, para se të fillonte të krijonte super veturën e tij të parë elektrike nga e para.