[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Nga minuta e shtatëdhjetë Prishtina ka qenë inekzistente. Ka pranuar plot tri gola. Dhe ka humbur nga Ferencvaros.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Budapest mes Ferencvarosit dhe Prishtinës ka përfunduar me rezultat 3-0.
[the_ad id="78756"]
Tokmac Chol Nguen në minutën e 71-të, Ryan Kabir 74’të dhe Miha Blazic 78’të e kanë fundosur kampionin e Kosovës në ndeshjen e parë.
Në pjesën e parë rezultati ka qenë 0-0.
Sikur Oto John të tregohej i saktë në minutën e 35-të kur është gjetur përballë me portierin, Prishtina do të kalonte në avnantazh, por ai e ka huqur portën.
Ky ka qenë edhe rasti më i mirë në pjesën e parë.Ferencvaros qëlloi traversën me Haratin (17′).
Gjithashtu Prishtinës i është anuluar një gol.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në “Fadil Vokrri”.