Një skaner i ri truri i përbërë nga inteligjenca artificiale ka bërë historinë në mjekësi, pasi një njeri i paralizuar prej 18 vitesh ka arritur “të flasë”.
Skaneri arriti të deshifronte në ekran fjalët që i paralizuari kishte ndërmend por nuk mund t’i thoshte.
Vullnetari i paralizuar, i njohur si Pancho, nuk flet dot pasi ka pësuar një goditje të rëndë nga një aksident me makinë në vitin 2003 ku ishte vetëm 20 vjeç.

Elektroda të ngulitura në trurin e tij transmetonin sinjale në një kompjuter që shfaqte mendimet e tij në formë fjalësh.
Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë shpresojnë se kjo do të ndihmojë në transformimin e jetës së njerëzve që nuk mund të flasin.
“Kjo është hera e parë që dikush thjesht duke u përpjekur të thotë diçka mund të deshifrohet në fjalë vetëm nga aktiviteti i trurit. Shpresojmë që kjo është prova e përparimit për kontrollin e drejtpërdrejtë të të folurit të një pajisje komunikimi, duke përdorur sinjale nga dikush që nuk mund të flasë dhe është i paralizuar”, tha Autori kryesor i studimit Dr David Moisiu.