Asambleisti i Drenasit, Adem Bucolli ka reaguar ndaj artikullit të publikuar në media me titullin “Kamionët e Ramiz Lladrovcit në ‘Ferronikël, reagojnë banorët e Çikatovës së Vjetër” ku ndër të tjera artikullin e ka quajtur tendenciozë dhe i qëllimshëm.
Reagimi i plotë i Adem Bucollit
Asambleisti i Drenasit, Adem Bucolli reagon ndaj artikullit me titull “Kamionët e Ramiz Lladrovcit në ‘Ferronikël, reagojnë banorët e Çikatovës së Vjetër” ku ndër të tjera është lakuar edhe emri im dhe biznesi i familjes “VENERA” i cili më pastaj është shpërndarë edhe në portale të tjera.
Për hir të informimit të drejtë dhe të saktë të opinionit publik, reagojmë ndaj këtij shkrimi, i cili si i tillë përmban shumë të pa vërteta e në veqanti në paragrafin e fundit ku padrejtësisht është cituar emir im dhe kritikuar biznesi yne familjar. Andaj, ju informojmë (sqarojmë) si në vijim;
Fillimisht ju bëjmë me dije se absolutishtë nuk është e vërtet se biznesi ynë familjarë bën ndotjen e ambientit, pastaj biznesi i familjes sone është po i njëjti siq janë qindra biznese anembanë Kosovës dhe vet fakti që kjo temë është trajtuar si e veqantë tregon se ky artikull eshte tendenciozë dhe i qëllimshëm.
Për më tepër, redaksia shkonë edhe më tej duke u munduar që të ndërlidhë mos reagimin e kryetarit Lladrovci kinse për arsye se unë jamë asambleist ne këtë komunë. Kjo nuk qëndron fare, madje është shumë e turpshme, kjo për faktin se gjithë Drenasi me rrethinë janë në dijeni se familja Bucolli ka dhënë kontribut maksimal gjatë luftës dhe pas luftës nuk janë përfshirë në asnjë institucion publik, pra nuk janë të punësuar 2-3 familjare nga afro 100 sa jemi në Komunen e Drenasit. Ndërkohë që unë jamë zgjedhur me votën e popullit dhe në asnjë rast të vetëm nuk kamë pas asnjë kritike gjatë ushtrimit të detyrës në mandatin timë si asambleist.
Për më keq, duke mos respektuar etikën gazetareske, redaksia nuk e ka marrë mundin fare të marrë qëndrimin zyrtarë të biznesit tonë familjarë apo edhe timin, por ka zgjedhur që artikullin ta ndërtojë me intriga dhe të pa vërteta duke u bazuar tërësisht në burime jo zyrtare, me ç’rast përveç që i ka shkaktuar dëm imazhit tim dhe biznesit familjar “VENERA”, ka dezinformuar edhe opinionin e gjerë publik.
Prandaj, kërkojmë nga redaksia që urgjentisht të publikojë reagimin tim, duke kërkuar ndjesë për dëmtim të imazhit, tim si dhe kompanisë “VENERA”.
Asambleisti I Komunës së Drenasit,
Adem BUCOLLI