[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Real Madridi i jep fund krizës së rezultateve me një fitore minimale, por shumë të rëndësishme, në fushën e Sevillas. “Los Blancos”, të cilët në tri ndeshjet e fundit në “La Liga” kishin grumbulluar vetëm 1 pikë, duhet pranuar që patëm fatin me vete në “Sanchez Pizjuan”, pasi triumfuan falë një gabimi të portierit Bono (55’), që u tregua i pakujdesshëm në dalje për të neutralizuar topin e hedhur në zonë nga Vinicius Junior, duke ia ndryshuar drejtimin drejt portës.
Sevilla bëri gjithçka për të kthyer ndeshjen, madje iu afrua disa herë golit sidomos me Gudelj dhe Ocampos, por finalizimet e tyre përfunduan jashtë ose u pritën nga Courtois.
[the_ad id="78756"]
Më herët Levante shkatërroi 3-0 Getafen me gola të Roger, Gomes dhe de Frutos.