Zjarrfikësit në Zelandën e Re kanë përdorur një vinç për të shpëtuar një lope, e cila ka ngecur në qendër të një platforme mjelëse të një ferme.
Zjarri dhe Emergjenca Zelanda e Re-Canterbury tha përmes një postimi në Facebook se ekuipazhet nga Dunsandel dhe Burnham u thirrën në një fermë të qumështit për të shpëtuar një lopë që ishte bllokuar në qendër të një platforme mjeljeje.

Një veteriner qetësoi lopën ndërsa zjarrfikësit hoqën fletën e hekurit nga çatia në mënyrë që një vinç të përdorej për të ngritur gjedhin.
Lopa nuk dukej se ishte lënduar rëndë dhe u kthye në një fushë për të pushuar.
“Lopa tani po pushon derisa të shërohet nga aventura e saj e vogël,” thuhej në postim. “Shpresojmë që ajo të ngrihet dhe të jetë në gjendje të rregullt së shpejti.”