Nuk është hera e parë që kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari është i përfshirë në raste humanitare, shkruan rajoni.org.
Ai i është bashkuar personalisht nismës për grumbullimin e mjeteve financiare, me qëllim të rregullimi të kompleksit “Kodra e UÇK‘së Ngucat”
Jashari nga xhepi i vetë ka ndarë donacion në vlerë 1000 euro për kompleksin “Kodra e UÇK‘së”.
Lajmin për donacionin e Jasharit e ka dhënë vetë faqja zyrtare e këtij kompleksi në facebook.
Postimi i plotë:
Bekim Hamëz Jashari ndanë donacion në vlerë 1000€ për Kompleksin Kodra e UÇK-së Ngucat.
Sot në Skenderaj u pritën në takim Këshilli i Kompleksit Z.Mustaf Shala dhe Z.Shaip Elshani nga Kryetari i Komunës së Skenderajit Z.Bekim Jashari i cili ka ndarë 1000€ për punimet e Kompleksit.
Familja Jashari është Emblemë e luftës së Lavdishme të UÇK-së.
Ne ndihemi të nderuar dhe vlerësojmë lart kontributin e dhënë për Kompleksin Kodra e UÇK-së Ngucat nga Z.Bekim Jashari.
Lavdi familjes Jashari.
Lavdi të gjithë të rënëve për Lirinë e Kosovës.
Faleminderit Z.Bekim Hamëz Jashari!